“Zot mos na provo”/ Noizy reagon për ngjarjet në veri të Kosovës: Jam i gatshëm…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në veri të Kosovës, ku u vra efektivi Afrim Bunjaku nga një grup serb i armatosur, ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Rigles Rajku, i njohur si Noizy, i cili jo vetëm që i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve po është shprehur i gatshëm në rast se është nevoja që t’i bashkohet ushtrisë së Kosovës kundër serbëve.

“Zot mos na provo…por nëse duhet jemi gjithmonë të gatshëm. Jam shumë i sigurt”, shkroi Noizy në një postim në “Instastory”. 

Një ditë pas vdekjes, policit të vrarë nga terroristët serbë, Afrim Bunjaku, i është dhënë urdhri “Hero i Kosovës”.

Presidentja Vjosa Osmani tha me këtë rast se rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka vrarë 4 nga agresorët në komunën e Lepasoviqit.

 

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV