Rama kërkon ngritjen e nivelit të dialogut Kosovë-Serbi, përfshirjen e Scholz dhe Macron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Melazim Koci, gjatë intervistës për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, komentoi gjithashtu edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për sulmin në veri të Kosovës, kritikat ndaj qëndrimit të Brukselit, si edhe kërkesën për një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas analistit Koci, kryeministri Rama kërkon një nivel më të lartë të dialogut, pra përfshirjen e drejtpërdrejtë të iniciatorëve të planit franko-gjerman, të kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron si dhe sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

“Mendoj që nga përmbajtja që ofron, ai kërkon ngritje të nivelit të këtij dialogu në nivel më të lartë, domethënë përfshirje të kancelarit Scholz, Macron. Supozoj dhe sekretarin Blinken dhe ashtu siç e ka shpjeguar në Prishtinë më parë, mbyllje të Kurtit dhe Vuçiç, Scholz, Macron dhe Blinken por ajo që dua të them është kjo Rama ka të drejtë por gabon kur përmend termin konferencë ndërkombëtare. Mendoj se sot e bëri pjesërisht këtë, nuk përdori termin konferencë ndërkombëtare por tubim ndërajonal dhe kjo është e pranueshme.

Problem kontestues është termi konferencë, sepse Kosova ka pasur konferencën e Rambujesë. Termin konferencë ka konotacionin e një çështje të pazgjidhur dhe në Kosovë ka drojë që nën këtë term të rihapet çështja e statusit të Kosovës. Ajo që Rama propozon është krejtësisht në rregull. Duhet vetëm riformulim. Ai sot e bëri.”, theksoi analisti.

Të fundit

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Burime bëjnë me dije se është gjetur një i moshuar nga pushuesit në breg...

Lajme të tjera

Web TV