Ky shtet do të ndalojë pilotët dhe stjuardesat të hedhin parfum

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Indisë (DGCA), e cila mbikëqyr industrinë e aviacionit të vendit, kohët e fundit propozoi një përditësim të akteve nënligjore në lidhje me konsumin e alkoolit.

Po përveç pijeve alkoolike një seksion i ri përmend në mënyrë specifike parfumin.

Ai thotë: “Asnjë anëtar i ekuipazhit nuk duhet të konsumojë apo të bëjë gargarë me xhel dhëmbësh, apo të hedhë ndonjë parfum a ndonjë produkt që ka përmbajtje alkoolike. Kjo mund të çojë në një rezultat pozitiv kur bëhet testi i frymëmarrjes.

Teksti vazhdon: ‘Çdo anëtar i ekuipazhit që është në një mjekim të tillë duhet të konsultohet me mjekun e kompanisë përpara se të nisë fluturimin’.

Ndërsa parfumet mund të përmbajnë sasi të vogla alkooli, është e paqartë nëse përdorimi i parfumit në trupin e dikujt mund të shkaktojë një test të rremë pozitiv të frymëmarrjes.

Dehja e pilotëve ka qenë herë pas here një problem në industrinë e aviacionit.

Në vitin 2018, Katsutoshi Jitsukaëa, një pilot i Japan Airlines, u dënua me 10 muaj burg pasi një test frymëmarrjeje i marrë menjëherë pas ngritjes, tregoi se niveli i tij i alkoolit në gjak ishte nëntë herë më i lartë se kufiri ligjor./   S.M

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV