Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shqipëria, epiqendra botërore e tregut të sigurimeve në vitin 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2025 do të sjellë për herë të parë në Tiranë, drejtues të lartë nga mbi 158 autoritete mbikëqyrëse e rregullatore nga e gjithë Bota, si edhe përfaqësues, ekspertë e drejtues të shoqërive të sigurimit.

Kjo, pasi Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), që është institucioni më i lartë që grupon mbikëqyrësit dhe rregullatorët e këtij tregu nga e gjithë Bota, ia ka besuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizimin e eventeve vjetore.

Bëhet fjalë për Konferencën Vjetore, Mbledhjet e Përgjithshme Vjetore, si edhe Mbledhjet e Komiteteve të IAIS, të cilat siç është bërë traditë zhvillohen çdo vit përgjatë muajit nëntor.

Kështu, edhe pse datat nuk janë përcaktuar ende dhe mbetet të saktësohen gjatë periudhës në vazhdim, Shqipëria dhe në këtë rast AMF, si rregullatori i vendit pritës, ka marrë “ok” e Komitetit Ekzekutiv të IAIS për organizimin e këtyre evente të rëndësishme.

Konferenca Vjetore mbledh çdo vit rregullatorë, përfaqësues të institucioneve financiare, ekspertë dhe aktorë të tregut të sigurimeve për të diskutuar mbi trendet, risitë dhe sfidat e kësaj industrie.

Ndërsa Mbledhjeve e Komiteteve të IAIS janë kryesisht takime teknike, ku miratohen plane veprime, dokumente, si edhe diskutohet mbi planet e ardhshme të organizatës.

Përmes një letre që i është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i IAIS, Jonathan Dixon, Drejtoreshës Ekzekutive në Detyrë të AMF-së, Mimoza Kaçi, zyrtari i lartë e ka informuar për vendimin e Komitetit Ekzekutiv të IAIS për të përzgjedhur Shqipërinë për organizimin e eventeve më të rëndësishme vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime.

“Në emër të Organizatës, dua t’ju falënderoj për mbështetjen Tuaj dhe për lidershipin e treguar,” theksohet në letrën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm, Dixon.

Lexo edhe :  40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut!

Organizimi i këtyre takimeve në Shqipëri përfaqëson jo thjesht një shenjë besimi ndaj mbikëqyrësit, në këtë rast AMF, por edhe sinjal tejet pozitiv për imazhin e vendit, i cili përgjatë këtij viti u kthye në një destinacion të preferuar botëror të turizmit, me një rritje rekord të numrit të vizitorëve të huaj./   S.M

Të fundit

Euro pëson tjetër rënie, forcohet dollari

Euro ka pësuar një tjetër rënie të lehtë në tregun e këmbimit, duke zbritur në kuotën e 98.8 lekëve....

Fitorja e Kombëtares efektive, avullojnë biletat në “Air Albania” për ndeshjet e nëntorit

Fitorja e Kombëtares mbrëmë në Gjeorgji ka dhënë efektin e saj. Kështu “Air Albania” po shkon drejt “sold out” për ndeshjet e nëntorit, që...

Policia e Shtetit zbarkon në Tiranë: Gjetje të konsiderueshme të botox-it kontrabandë

Departamenti i krimit ekonomik në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë, për mallra...

Ushqimet që shkaktojnë probleme me lëkurën, flokët dhe jo vetëm!

Problemet me hormonet janë nga ato gjendje të cilat trupi i përkthen në shenja të menjëhershme. Këtu mund të përmendim problemet me lëkurën si aknet,...

Vendimi për Salianjin/ Gjekmarkaj nuk përmbahet: Drejtësia ka vdekur

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë e cila la në qeli deputetin...

Lajme të tjera

Web TV