Gjashtë grupet e njerëzve që duhet të kufizojnë konsumimin e mishit të kuq!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mishi i kuq ka një reputacion të keq prandaj mjekët dhe nutricionistët këshillojnë të mos e teproni me konsumimin e saj. Rekomandohet të mos konsumohet më shumë se 500 gramë mish të kuq në javë.

Nutricionistja Roxana Ehsan thotë se konsumimi i rregullt i mishit të kuq lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e kolesterolit të lartë dhe presionit të lartë të gjakut, gjë që mund të çojë në sëmundje të zemrës dhe gjithashtu rrit rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Ajo gjithashtu thekson se disa studime kanë zbuluar se konsumimi i tepërt i mishit të kuq rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe mund ta zvogëlojë jetëgjatësinë. Nutricionistja shprehet se personat me kolesterol të lartë nuk duhet të hanë mish të kuq çdo ditë.

Do të ishte mirë që sasia e mishit të kuq të kufizohej në konsum një ose dy herë në muaj. Sindroma Alpha-gal është një reaksion ndaj kësaj substance prezentë në mishin e kuq. Mund të shkaktojë urtikarie, urth, diarre, kollë, dhimbje të forta stomaku, ënjtje të buzëve, syve dhe fytit.

Njerëzit me sëmundje të zemrës duhet të jenë shumë të kujdesshëm me marrjen e mishit të kuq.

Nëse arteriet bllokohen, mund të ndodhë një atak në zemër ose goditje në tru. Nëse keni probleme me veshkat, duhet të shmangni një dietë të pasur me proteina. Këshillohet që të reduktoni marrjen e proteinave në më pak se një gram për kilogram të peshës suaj.

Nëse keni një ose më shumë faktorë rreziku për sëmundje të zemrës si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti, obeziteti, jeni fizikisht joaktivë dhe hani një dietë jo të shëndetshme, duhet të jeni më të kujdesshëm me konsumimin e mishit të kuq.

Lexo edhe :  Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

Personat, familjarët e të cilëve kanë vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë duhet të jenë të kujdesshëm. Një studim i ri ka zbuluar se mishi i kuq dhe i përpunuar mund të shkaktojë dëme gjenetike që mund të shkaktojnë edhe kancer të zorrës së trashë./   S.M

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV