”Këmbanë alarmi për të ardhmen”/ Binaj: Inteligjenca artificiale po kërcënon vajzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për aludimet se në një video që po qarkullon në rrjetet sociale është Luana Vjollca, ka reaguar edhe aktori Florjan Binaj i cili shprehet se kjo është një këmbanë alarmi për të ardhmen e të gjitha vajzave, motrave, nënave, zonja e zonjushave që u rrezikohet dinjiteti, nderi, familja nga përdorimi i inteligjencës artificiale me dashakeqësinë për t’i bërë të ndihen keq.

Aktori shton më tej se duhet vepruar sa më shpejt, të përpilohet një kuadër ligjor dhe të miratohet ose do të mbetet vetëm të paguajmë dëmet e pakthyeshme me jetë njerëzish, ku fatkeqësisht vajzat janë viktimat e para të këtyre lloj mostrave.

Postimi i plotë:

”Para pak ditësh doli një video intime ku hamëndësohej që ishte një prej prezantueseve më të njohura dhe ndjekura të tv shqiptare…1 ditë më pas doli e njëjta video me portret tjetër…

Kjo është një këmbanë alarmi për të ardhmen e të gjitha vajzave, motrave, nënave, zonja e zonjushave që u rrezikohet dinjiteti nderi, familja, profesioni, jeta nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale me dashakeqësinë për t’i bërë të ndihen keq, t’u kërkojnë para ose thjeshtë për t’i përbuzur publikisht!!!

Me kaq shumë perversa dhe manjakë që ka në qarkullim, programet e lira të inteligjencës artificiale që mund të shkarkohen në çdo celular, askush nuk është i mbrojtur nëse shteti nuk përpilon një ligj që çdo krijim, përdorim i inteligjencës artificiale të bëhet i dallueshëm me një mbishkrim (watermark) që të dallojë nga videot e vërteta dhe të dënohet me ligj keqpërdorimi i kësaj teknologjie, shoqëria jonë do pësojë goditjen dhe plagën më të madhe në historinë e saj!

Duhet vepruar sa më shpejt, të përpilohet një kuadër ligjor dhe të miratohet ose do të mbetet vetëm të paguajmë dëmet e pakthyeshme me jetë njerëzish, ku fatkeqësisht vajzat janë viktimat e para të këtyre lloj mostrave!!!”/   S.M

Lexo edhe :  Ulje tatimi dhe afate të reja për rivlerësimin e pronës/ Hap drejt formalizimit

Florjan Binaj: Inteligjenca artificiale po kërcënon vajzat!

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV