Presidenti i KE-së: Ukraina mund të jetë anëtare e BE-së në vitin 2030

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, beson se Ukraina mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 . “Ukraina mund të jetë anëtare e BE-së në vitin 2030 nëse të dyja palët bëjnë pjesën e tyre”, tha Charles Michel në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel.

Ai theksoi se BE-ja duhet të “përshpejtojë procesin e vendimmarrjes“, duke shtuar se pranimi i shpejtë i Ukrainës “do të dëshmojë gjithashtu se Bashkimi Evropian është i aftë për ndërhyrje gjeopolitike“.

Ai sqaroi megjithatë se nuk do të ketë lehtësim të kritereve të anëtarësimit në BE për Ukrainën apo vendet e tjera kandidate. Përveç Turqisë, kandidatë për anëtarësim janë edhe gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia. “Ukraina dhe vendet e tjera kandidate (për anëtarësim në BE) duhet të zbatojnë reforma, të luftojnë korrupsionin dhe të përmbushin kërkesat ligjore“.

Perspektiva e zgjerimit është një nga temat që do të shqetësojë liderët e Komunitetit Politik Evropian gjatë takimit të mbajtur nesër në Granada të Spanjës./I.S

Të fundit

Dinamo përgatit dy shitje spektakolare: 2 milionë euro në arkat e klubit!

Baton Zabërgja dhe Peter Itodo Mandela do të jenë dy super shitjet e Dinamos këtë verë që pritet të...

Dhimbja në fundshpinë, çfarë e shkakton dhe si ta shmangni?

Edhe pse shumë njerëz zgjedhin ilaçe për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, kjo nuk është gjithmonë mënyra më efektive. Në fakt, ndryshimi i disa...

“Berisha është paterica e Ramës, ka hyrë në zgjedhje për hallin e familjes së vet”

Kandidati i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Ibsen Elezi, ka folur për fushatën elektorale të 11 Majit dhe për zhvillimet politike në vend në kuadër...

Aksident në Elbasan, përplasen dy makina me tre efektivë policie

Një aksident ka ndodhur sot (7 maj) në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paulesh, ku 3 efektivë policie që udhëtonin së bashku mbetën të...

Bëhuni gati për djalin e Ronaldos! Kombëtarja portugeze e grumbullon zyrtarisht

Cristiano Ronaldo Jr ka marrë ftesën e tij të parë zyrtare për të përfaqësuar kombëtaren e Portugalisë U-15, në kuadër të turneut ndërkombëtar që...

Lajme të tjera

Web TV