Sfida e Universiteteve për Modernizimin e Programeve Master

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prof. Asoc.Dr. Orkida ILollari

Në këto momente evoluimi global dhe zhvillimesh teknologjike, modernizimi i programeve si të ciklit të parë, ashtu edhe të dytë të studimeve, bëhet një detyrë  parësore për institucionet e arsimit të lartë. Ky ndryshim, është një përpjekje komplekse dhe thelbësore për universitetet në ditët e sotme, për të ofruar një nivel të lartë të edukimit cilësor dhe të përshtatshëm për sfidat që po sjellin ndryshimet teknologjike.

Ky modernizim është i domosdoshëm për më tepër në programet master, për t’u pasuruar me njohuri analitike dhe aftësi praktike, për t’i përshtatur studentët me kërkesat e tregut të punës dhe për të siguruar që ata jenë të përgatitur për sfidat e së ardhmes. Një angazhim i vazhdueshëm për rishikimin dhe modernizimin e këtyre programeve është kyç për suksesin e të ardhmes së studentëve dhe të universiteteve.

Në një botë të prekur nga ritme të shpejta të evolucionit teknologjik, ku inovacionet dhe ndryshimet e shpejta të teknologjisë shfaqen në të gjitha aspektet e jetës sonë, arsimi i lartë po përballet me një nga sfidat më të rëndësishme dhe të domosdoshme të kohës.Universitetet po ballafaqohen me një sfidë modernizmi të programeve si bachelor ashtu edhe master. Në fakt modernizimi i programeve master është më shumë se rutinë, ajo është një nevojë urgjente për të siguruar që arsimi lartë, arrin të ndjekë me shpejtësi një mjedis i cili vazhdimisht ndryshon.

Në fakt të gjitha sektorët e shoqërisë janë prekur nga ndryshimet teknologjike, nga mënyra sesi bizneset operojnë, deri tek dinamika e punës dhe komunikimi shoqëror dhe është tepër e qartë se edukimi nuk mund të mbetet pas. Studentët tanë, të cilët janë shpresa e së ardhmës, duhet të përgatiten me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të dominuar dhe ndikuar në këtë botë të re.

Në këtë kontekst, modernizimi i programeve të masterit paraqet një sfidë e më shumë se kaq për institucionet e arsimit të lartë.

Është një ndryshim që i imponon universiteteve një përkushtim të vazhdueshëm dhe një qasje të re në zhvillimin e programeve të tyre të studimit. Kjo sfidë nuk është vetëm një përpjekje për ndryshimin e strukturës së kurrikulave, por është përkushtim drejt sigurimit të një arsimi të lartë cilësor dhe të përshtatshëm me qëllim të përgatitjes së studentëve për kohën aktuale dhe të ardhmen.

Po cilat janë këto sfida:

Kurrikula të përditësuara: Kurrikula e programeve të masterit është një aspekt i rëndësishëm për cilësinë e arsimit të lartë dhe për të siguruar që studentët të kenë një eksperiencë të përshtatshme të mësimit në lidhje me zhvillimet më të fundit në fushën e studimit.

Analiza e literaturës dhe zhvillimet e fundit në fushën e studimit për të gjitha zhvillimet më të fundit, zhvillimi teknologjik, hulumtimet, dhe trendet në fushën e studimit janë pikërisht detyra e stafit akademik për çdo institucion të arsimit të lartë. Në fakt përditësimi i kurrikulës është një proces i vazhdueshëm dhe kërkon përkushtim të vazhdueshëm për të siguruar që programet e masterit të mbeten aktuale dhe cilësore.

Përdorimi i Teknologjisë: Integrimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në mësimdhënie është një sfidë e rëndësishme në arsimin e lartë dhe kërkon përpjekje të përbashkëta, si nga ana e stafit akademik, nga administrata e universitetit dhe studentët. Ndjekja e zhvillimeve teknologjike është një sfidë ë cila kërkon që çdo kush të mbajë veten të informuar për zhvillimet më të fundit. Kjo kërkon që vzhdimisht të identifikohen burime të reja të mësimit që janë në dispozicion përmes teknologjisë, siç janë leksionet online, detyrat online, dhe platformat e diskutimeve, etj.

Covid-19 vuri para përgjegjësisë edhe Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (UMSH) i cili për një kohë reale iu përshtat situatës dhe platformave online. Po nuk u mjaftua me kaq, pasi vijoi me investime mbi infrastrukturën dhe trajnimim e stafit akademik dhe administrativ për integrimin e teknologjisë, si në mësimdhënie, ashtu edhe për procese të tjera.

Sigurisht që integrimi i teknologjisë në mësimdhënie është një sfidë e rëndësishme, por në të njëjtën kohë ka potencialin për të përmirësuar përvojën e mësimit për studentët dhe për të bërë sa më efektiv dhe eficient procesin mësimor. Ndaj përkushtimi i duhur në investime dhe trajnim nga UMSH ishte parësor për arritjen e suksesit.

Lexo edhe :  Gent Sejko: Kriza e çmimeve ka kaluar, fituam luftën me inflacionin

Përshtatshmëria ndaj Tregut të Punës si dhe Bashkëpunimi me Industrinë: Çdo universiteti i lind nevoja të ketë partneritet ose bashkëveprim shumë të fortë me aktorët e tregut të punës. Kjo në kuadër të praktikave mësimore, punësimit të studentëve dhe përmirësimit të kurrikulave.

Çdo kush që kërkon të investojë në dije duhet të zgjedhë ato programe masteri të cilat ofrojnë njohuri dhe aftësi të kërkuara nga tregu i punës, duke përfshirë trajnime të specializuara dhe përditësime të kurrikulës sipas nevojave aktuale.

Përveç një diplome cilësore ose një universiteti të rankuar, secili duhet të gjejë pikërisht atë profil i cili i përshtatet nevojës së tij, punësimit ose të vendeve ku një person aspiron në të ardhmen.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i kushton një vëmendje të veçantë studimeve master, të orientuara nga tregu i punës. Sfida e universiteteve sot, është që të ofrojnë programe master të cilat i përgjigjen tendencave dhe kërkesave të tregut të punës.

Çdo universitet ose trupa akademike duhet të ketë një partneritet ose një bashkëveprim shumë të fortë me tregun e punës, kryesisht me aktorët kryesorë. Duke patur bashkëpunim dhe partneritet arrihet krijimi i profileve të programeve, si dhe përditësimeve të tyre sipas tendencave të tregut të punës, si dhe të zhvillimeve teknologjike.

Fleksibiliteti i Programeve të Ciklit të Dytë të Studimeve: Detyrë jo e lehtë për universitetet në ditët e sotme mbetet që në kohë reale duhet t’u përgjigjet dinamikave të tregut të punës dhe zhvillimeve teknologjike, duke ofruar opsione të ndryshme të programeve të masterit. Programet master duhet të sigurojnë vijimësi të programeve të studimit, si dhe të plotësojnë nevojën e profesionistëve për t’u rritur dhe kualifikuar, si dhe të përgatisin studentët me njohuri analitike dhe dije praktike, etj.

Pra, modernizimi i programeve të masterit është një kërkesë e domosdoshme për të siguruar se sistemi arsimor është në përputhje me kërkesat e një realiteti të ndryshueshëm dhe për të bërë më të gatshëm studentët përpara sfidave dhe të ardhmes së “paparashikueshme”.

Në një epokë ku teknologjia dhe inovacionet e saj janë thelbësore në çdo sferë të jetës, duke përfshirë ekonominë, shëndetësinë dhe kulturën, universitetet duhet të zbatojnë ndryshime të mëdha në mësimdhënie dhe programe të tyre të studimit. Ky modernizim nuk është vetëm një përshtatje në mësimin e vjetër,por është një transformim i plotë që synon të ndryshojë strukturën dhe filozofinë e arsimit të lartë.

Kjo është një sfidë dhe një mundësi e madhe për universitetet për të ndikuar në të ardhmen dhe për të siguruar që aftësitë dhe njohuritë që ofrohen të jenë të përshtatshme për një botë në ndryshim të vazhdueshëm.të zhvillimit ekonomik, teknologjik, dhe shoqëror.

UMSH po hyn në një dinamikë të re të kthimit në një universitet në përgjigje të zhvillimit të shoqërisë, teknologjisë, ekonomisë, korporatave, biznesit, financave dhe politikave. Gjithashtu, për këdo që kërkon të investojë në edukim dihet se investimi në edukim, ka edhe kthimin më të sigurt.

E thënë me fjalë të tjera një individ i mirëspecializuar është aset jo vetëm për veten dhe familjen e tij por edhe për shoqërinë. Çdo universiteti i lind nevoja të ketë partneritet ose bashkëveprim shumë të fortë me tregun e punës. Duke patur bashkëpunim dhe partneritet arrihet krijimi i profileve të programeve sipas tendencave dhe tregut të punës.

Vendet e punës dhe sidomos vendet më të mira të punës, i fitojnë ata që janë më të kualifikuar. Statistikat botërore tregojnë se çdo ditë e më shumë kompanitë po kërkojnë njerëz sa më të kualifikuar, specifikisht për një vend të caktuar pune. Ndaj studimet master, si shkencor ashtu edhe profesional, tashmë po sjellin një ndërlidhje praktike mes akademisë dhe tregut të punës.

Inteligjenca artificiale, automatizimi dhe robotika, inovacionet dhe start up-et, të përfshira tashmë në nocionin e “revolucionit 4.0”, si dhe çfarë po na diktojnë “situatat e pasigurta”, po krijojnë kompetenca dhe profesione të reja të cilat po zhvillohen me shpejtësi, duke qenë njëkohësisht dhe më të kërkuarat në treg.

[1] Drejtore e Programeve Master në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Të fundit

Ish-gjyqtarja Fetahu kërkon nga Gjykata e Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, i kërkon Gjykatës së Lartë të shfuqizojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” caktuar...

Paralajmërimi i Bashës për opozitën/ Koha na dha të drejtë!

Kreu i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se amnisitimi i të korruptuarve të Edi Ramës me votën e Sali Berishës, ishte një mesazh politik...

Bien temperaturat, si do të jetë moti gjatë fundjavës

Meteorologia Tanja Porja ka treguar sesi do të jetë moti gjatë ditëve të fundjavës. Ajo tha se mëngjesin e të shtunës reshjet e shiut do...

Bonus edhe për administratën në fundvit, 120 mln lekë në dispozicion/ Zbardhen detajet

Këtë fundvit do të përfitojnë shpërblim edhe disa punonjës te administratës shtetërore. Mesohet se me aktin e fundit normativ, qeveria ka vendosur të shpërndajë bonus...

Zbulohet kushti i Parashqevi Simakut për t’u rikthyer në Tiranë

Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e mediave në javën e fundit. Artistja e madhe e viteve ’80 u shfaq në një video, teksa jetonte...

Lajme të tjera

Web TV