Ministrat e Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit u mblodhën të premten në Tiranë në një takim që i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit i cili mbahet në Tiranë më 16 tetor. Takimi i djeshëm u drejtua nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Mesazhi kryesor që u raportua nga ky samit ishte që Serbia të hetojë sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici kosovar Afrim Bunjaku.
Qëndrim është i linjëzuar me atë që kryeministri Rama dhe socialistët kanë paraqitur në projektrezolutën që kanë dorëzuar në parlament më 2 tetor por kritikuar nga opozita e cila ndryshe nga socialistët, por dhe nga Prishtina kërkon hetim ndërkombëtar.
Gjithashtu u komentuan dhe hapat që do të ndiqen për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Si fillim Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët për median shprehu shqetësimin se tensionet mes Kosovë – Serbi, rrezikojnë procesin e Berlinit dhe se palët duhet t’i kthehen dialogut.
“Ne presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin terrorist kriminal të përfshirë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës dhe lidhjet e këtij grupi me trafikantët e armëve apo individë apo subjekteve të tjera në Serbi apo diku gjetkë,” tha Hasani.
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE
Brukseli ka filluar të lëvizë “duart” sa më shpejt për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Këtë e zbuloi Komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi, thotë se BE do të vijojë mbështetjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Varhelyi u shpreh se KE do të sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian.
“Kjo tregon se BE tregon rezultate për punën e saj. Po sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat për investuesit privat për të shndërruar ekonominë tuja në mënyrë që të jenë edhe më tërheqëse për investimet. Kemi investuar 1 mld euro për të ndihmuar ato qytetarë të cenueshëm në mënyrë që të trajtonim rritje e skajshme të çmimeve. Dot jemi treguar të qartë që mbështetja jonë të të vazhdojë edhe për energjinë. Ofrimi i energjisë në mënyrë të qëndrueshme.
Po mbështesim projekte në mënyrë të rinovueshme. Jemi gati të financojmë një terminal të ri për gazin e lëngshëm në Malin e Zi. Rajoni që të përfitojë nga këto investime duhet të integrohen ekonomikisht. Kemi bindjen e plotë se kemi edhe më shumë potencial. Rajoni do të mund të shtojë edhe 1/3 e PBB-së së vet”, tha ndër të tjera Verhelyi.
Mesazhi i i Gjermanisë
Nga ana tjetër, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm, bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. “Dëshiroj t’iu falënderoj për mikpritjen që patëm mundësi të përjetonim në tiranë. Kjo është vizita ime e parë si ministre në Shqipëri, me siguri s’ka për të qene e fundit.
Procesi i Berlinit zhvillohet për herë të parë rajon, është në shtëpinë e vet, këtu në Shqipëri në zemër të BP. Të hënë isha bashkë me kolegë nga KE në Kiev, ku përjetuam se si njerëzit digjen nga çdo qelizë e tyre për europën të njëjtën entuziazëm e ndjej edhe ku vi në Ballkan. Për të rinjtë e këtij rajoni është e qartë se e ardhmja e tyre është në Europë. Nëse Europa nuk vjen drejt atyre, me shumë gjasë ata do e gjejnë një rrugë ose e kanë gjetur. Duhet të përshpejtojmë ritmin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian”, tha ministrja e jashtme gjermane.
Gjermania fond 300 mijë euro për të rinjt
Po ashtu Berlini dha dje një lajm të mirë. Pas hapjes së degës së Kolegjit të Europës në Tiranë shumë shpejt do të çelet dhe një fond kulturor për rininë ku vetë Gjermania do të derdhë 300 mijë euro. “Hapja e një dege të kolegjit të Europës në Tiranë tregon se Shqipëria ka mbërritur e sigurtë në familjen europiane. Tani ajo që mungon është sinjali i çeljes së fondit kulturor për rininë.
Gjermania do të derdhë një fond 300 mijë euro. Do të ndërtojmë një urë mes artistëve muzikantëve e aktorëve të rinj të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkëmbimet rinore. Zemra e procesit të Berlinit është bashkëpunimi në kuadër të tregut të përbashkët rajonal” tha ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock.