Kryeministri izraelit poston video të ushtrisë duke rrafshuar vendbanimet në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video të re të forcave të armatosura izraelite (IDF) duke shkatërruar plotësisht një vendbanim në Gaza, postoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në llogarinë e tij në Twitter.

“Ne filluam. Izraeli do të fitojë”, ishte mesazhi lakonik i kreut të shtetit.

Zyra e ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallad njoftoi se ministri kishte urdhëruar një rritje të intensitetit të sulmeve ajrore në Rripin e Gazës dhe se ishte informuar se të gjithë pilotët e forcave ajrore dhe personeli rezervë ishin paraqitur në detyrë.

Forcat e armatosura izraelite njoftuan më herët se kishin nisur sulme masive ajrore kundër një lagjeje bregdetare në qytetin e Gazës, duke synuar dhjetëra vende.

Dhjetra avionë luftarakë morën pjesë në bastisje, tha ushtria izraelite.

Videoja tregon një breshëri shpërthimesh të fuqishme në një qytet të rrafshuar gjatë bastisjes izraelite. Është tregues se ushtria izraelite goditi 130 objektiva në tre orë në Gaza./E.T

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV