Merr fund “vera” e vjeshtës, ulen temperaturat dhe nisin shirat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e ngrohta, me sa duket, do të marrin fund duke nisur nga java e ardhshme. Sinoptikani i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elvi Jahaj, në një lidhje direkte me Top Channel, tha se fundjava do jetë me kushte atmosferike të qëndrueshme. Temperaturat do shkojnë deri në 29 gradë, ndërsa nga e hëna fillon shiu dhe temperaturat do ulen deri në 3-4 gradë.

“Sa i përket fundjavës që kemi përpara, vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat në mëngjes në këtë fundjavë do të mbeten përsëri të freskëta, me vlera 9-15 gradë, ndërsa në mesditë ato do të mbeten relativisht të larta me vlera 26-29 gradë celsius. Duke filluar nga java e ardhshme, nga dita e hënë, e martë dhe më tutje, mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, por edhe me intervale të shkurtra kthjellimesh. Vranësirat, kryesisht për ditën e hënë dhe ditën e martë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Por hera-herës dhe kryesisht për ditën e martë, vranësirat dhe reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të larta. Sa u përket temperaturave për javën që presim, në vlerat minimale pritet të mbeten në të njëjtat vlera pra 9-16 gradë celsius, ndërsa në mesditë pritet një rënie e tyre deri në 3-4 gradë”./e.t

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV