Parisi në hall me çimkat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët qeveritarë kanë mbajtur takime emergjente ditëve të fundit për të diskutuar se si të luftohet kriza, e cila po merr hov nga postimet e shpeshta në rrjetet sociale dhe debatet televizive.

FRANCË- Qeveria e Francës është duke i rritur përpjekjet për ta luftuar përhapjen e çimkave në Paris, vetëm nëntë muaj para se kryeqyteti francez të bëhet nikoqir i Lojërave Olimpike Verore. Zyrtarët qeveritarë kanë mbajtur takime emergjente ditëve të fundit për të diskutuar se si të luftohet kriza, e cila po merr hov nga postimet e shpeshta në rrjetet sociale dhe debatet televizive.

Çimkat janë insekte të vogla, pa krah, të cilat fshihen nëpër dyshekë dhe shtroja. Ato ushqehen me gjak dhe zakonisht i pickojnë njerëzit natën. Të konsideruara si një prej “insekteve më të bezdisshme”, ato i mbajnë gjallë trupat e njerëzve. Por, ndonëse parazitët mund të infektohen me patogjene njerëzore, ende s’ka studime shkencore se ato mund të përhapin sëmundje.

Çimkat femërore mund të prodhojnë një deri në pesë vezë në ditë, apo 200 deri në 500 vezë përgjatë jetës së tyre. Ato mund të mbijetojnë shumë muaj derisa ta gjejnë ushqimin e radhës, kanë thënë ekspertët e këtyre insekteve.

Udhëtarët e trenave, vizitorët e kinemave dhe blogeret amerikane në Paris – të cilat kanë qenë në kryeqytetin francez për javën e modës – kanë qenë në mesin e personave që kanë raportuar se kanë parë çimka ose janë pickuar prej tyre.

Me një përzierje të histerisë mediale, oportunizmit politik dhe ankthit kombëtar, nëse këto krijesa të vogla mund të ndikojnë në organizim të Lojërave Olimpike Veriore Parisi 2024. Ligjvënësja e majtë Mathilde Panot e ka prezantuar në parlament një shishe me çimka brenda. Ajo i ka thënë kryeministres franceze Elisabeth Borne se çimkat janë në çdo vend dhe e ka kritikuar Qeverinë për mungesë veprimi.

“Zonja kryeministre, këto insekte të vogla janë duke u përhapur në gjithë vendin tonë. A do të na duhet të presim që të infektohet gjithë zyra juaj, që ju të veproni”, ka thënë Panot.

Lexo edhe :  Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Nëpër trena dhe metro të Parisit janë angazhuar qenë për nuhatje të prezencës së insekteve, ndonëse asnjë nuk është gjetur në transportin publik, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Transportit. Në periudhën 2017 – 2022, më shumë se një në 10 shtëpi franceze ka qenë e prekur nga çimkat, kanë thënë autoritetet shëndetësore. Agjencia Kombëtare për Ushqim, Ambient dhe Siguri në Punë, ka thënë se prezenca e çimkave nuk nënkupton mungesë higjiene.

Disa kompani që luftojnë çimkat kanë thënë se interesimi për to në periudhën qershor – gusht është rritur për 65 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kontrollimi i tyre kushton shumë dhe zakonisht është i papërballueshëm për familjet me buxhet mesatar. Organizata franceze Orkin ka gjetur në raportin e këtij viti se zonat amerikane në Çikago, Nju Jork dhe Filadelfia janë në krye të listës së vendeve që kanë më së shumti prezencë të këtij insekti.

“Natyrisht, ne tani kemi më shumë çimka se kurrë më parë, sikurse çdo qytet tjetër i madh”, ka thënë Nicolas Roux de Bezieux, bashkëthemelues i qendrës konsulente Badbugs (Çimkat).

“Mirëpo nuk është në nivelin që ka shpërthyer nëpër televizione”.

Entomologu Jean-Michel Berenger i ka thënë të përditshmes Le Monde se disa dekada më parë, çimkat janë kontrolluar me produkte të lira. Mirëpo disa prej atyre ilaçeve, shembull DDT, ka dalë se është e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe është ndaluar përdorimi i tij. Shkencëtarët kanë thënë se çimkat gradualisht kanë krijuar rezistencë edhe ndaj ilaçeve tjera.

Përhapja e çimkave në Paris besohet se është rezultat edhe i rritjes së shkallës së turizmit, pas pandemisë së koronavirusit. Çimkat zakonisht barten përmes rrobave apo valixheve. Të gjithë sugjerohet që t’i kontrollojnë shtretërit, ulëset në taksi e metro. Valixhet duhet të kontrollohen mirë pas kthimit në shtëpi. Nëpër shtëpi sugjerohet që edhe të hiqen të gjitha shtrojat dhe të pastrohen në temperaturën më të lartë që e lejon tekstili përkatës./I.S

Të fundit

Sherr pas mesnatës në lokal! Babë e bir përplasen me 3 vëllezër, plagosin të voglin

Një konflikt fizik mes 5 personave, tre vëllezër nga fshati Fllakë dhe babë e bir ka përfunduar me përdorimin...

Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi vishte monopatina në rrugët e kryeqytetit dhe i shiste ato. Në këtë video, me rreth të...

Ministri Balla homazhe në nderim të efektivit të ‘Shqiponjave’

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të policisë së forcave Shqiponja në...

“Duhet një ‘kokë turku”, Mediu: Kjo që kërkon SPAK ndodh vetëm në juntat ushtarake

Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se po kërkohet një “kokë turku” për Gërdecin. Ai...

Pr.rezolutën e PS/ Mungon Gazment Bardhi, Konferenca e Kryetarëve shtyn diskutimet

Konferenca e Kryetareve ka vendosur që të shtyjë diskutimin mbi projektrezolutën e PS. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se shkak i shtyrjes është...

Lajme të tjera

Web TV