Samiti i Berlinit/ Integrim, siguri dhe miliarda euro për të “zutur” Ballkanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Europa do të zbarkojë sot në Tiranë ku liderët e 27 vendeve të BE-së dhe gjashtë drejtuesit e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e takimeve në kuadër të Procesit të Berlinit. Çfarë pritet të diskutohet dhe nevoja që BE të “blejë” paqen në Ballkanin Perëndimor me investime dhe integrim.

Presidentja e Këshillit të Europës Ursula Von der Leyen u takua me kryeministrin Edi Rama në vigjilje të mbajtjes së procesit të Berlinit që do të mbahet sot në Tiranë. Shumë prisnin që çështja mes Kosvës dhe Serbisë të ishte kryefjalë e takimeve, por agjenda pritet të jetë ndryshe ku ditën e sotme do të diskutohet për integrimin, zhvillimin ekonomik dhe mundësinë që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë që në bllok të behen pjesë e BE-së. Në lojë janë miliarda euro që BE do të ndajë për vendet e Bakllkanit Perëndimor që do ti lidhë më shumë shtete kryesisht në infrastrukturë, zvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë. Në konferencën e përbashkët për mediat Presidentja e Këshillit të Europës dhe Edi Rama deklaruan se në Samitin e Procesit të Berlinit që do ta mbahet sot, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Von der Leyen shtoi se këto dy shtete duhet të ulen në tryezën e dialogut ndërmjetësuar nga BE. Rama shtoi se tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, dhe se nuk pret që të ketë zhvillime sa i takon konfliktit mes dy vende. Ai tha se problemet duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE. E pyetur se pas situatës së fundit në Kosovë, çfarë prisni të ndodhë me marrëveshjen e Ohrit, presidentja Ursula Von der Leyen u shpreh se e rëndësishme është që të dyja palët të rikthehen në dialog. “Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE. Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE”. Ndërsa Rama u shpreh se Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. “Tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e punës së liderave, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Hapësira për diskutim mes të pranishmëve, është e programuar, por nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme, që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE”-tha Rama.

Lexo edhe :  Viti 2025 shpallet Vit i Shenjtë nga Vatikani

Integrimi i Shqipërisë, ende duhen reforma

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në konferencën e përbashkët me Edi Ramën, dha disa mesazhe të rëndësishme për vendin tonë dhe rrugën drejt BE. Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria po ecën me sukses drejt BE, por shtoi se po ashtu është nevoja edhe për disa reforma. “Shqipëria po ecën me suksese drejt BE-së. Kjo për arsye se në duam që ju të bëheni pjesë  e jona që ta bashkojmë BE-në. Kjo do e bëjë Evropën më të madhe, më të fortë në një botë që po ndryshon shumë. Shqipëria ka ecur shumë dhe procesi screening. Objektivi ynë i përbashkët është çelja e negociatave. Mesazhi i dytë është që po ndërtojmë këtë të ardhme të përbashkët dhe këtë duhet ta bëjmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të jetë gati për anëtarësim dhe të formojmë bashkëpunimin në tregti. Kemi nisur me investimin prej 30 miliard euro. Një ndër to është hidrocentrali i Fierzës.  Në mund të arrimë shumë së bashku. Sot dua të përqendrohem te plani i ri për BE-në. Ku plani ka potencialin për të rritur ekonominë e vendit tuaj. Për këtë janë të nevojshme reformat që do të shoqërohen me invcestime. Kjo do të shoqërohet edhe nga financimet. Mesazhi i tretë, investimet tona do kenë të njëjtën kapacitet sa pUna që do bëni ju.”, u shpreh ajo.

Të fundit

Miratohet bonusi për familjet në nevojë! Kush përfiton dhe sa do jetë shuma

Qeveria ka miratuar ditën e sotme vendimin për shpërndarjen e një bonusi për familjet në nevojë në vend, për...

Spiropali siç nuk e keni parë më parë! Kryeparlamentarja ia merr Valles së Tropojës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali organizoi pritjen e fundvitit me drejtuesit e medias, gazetarët dhe punonjësit e Parlamentit në Pallatin e Brigadave. Pas fjalës, Spiropali...

E PAPRITUR/ Kush u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”?

Një e papritur ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4” Një e papritur ka ndodhur në shtëpinë më të...

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë dje në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë po kthehet në...

Pse Papa i hapi pas shumë vitesh dyert e shenjta të Bazilikës së Shën Pjetrit

Në një ceremoni simbolike në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hapi derën e shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila ishte e mbyllur...

Lajme të tjera

Web TV