Britania e Madhe i bën dhuratën e madhe Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly, i shoqëruar nga ministri Balla, ka vizituar Komisariatin e ri të Policisë Kufitare në Rinas, ndërtuar me fondet e qeverisë britanike si një ndihmë për ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

Pala britanike ka dhuruar gjithashtu disa dronë, që do të përdoren për të kontrolluar kufirin tokësor e detar.

Ministri britanik e vlerësoi si shumë efektiv bashkëpunim me palën shqiptare, çka ka ulur sipas tij 90% numrin e kalimeve të shqiptarëve drejt kufirit të Britanisë së Madhe.

“Mendoj është një model kaq pozitiv për të treguar që bashkëpunimi mund të sjellë rezultate. Ne e dimë që kjo është e vërtetë. Ne e themi edhe në rastin kur është koordinim midis departamenteve të qeverisë apo kombeve. Fakti që ne kemi qenë në gjendje që të dëshmojmë sa efektive është në një kohë kaq të shkurtër, pikërisht kjo është fantastike. Me të vërtetë fantastike. Fakti që marrëdhënia është zhvilluar nga një marrëdhënie e cila adreson emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve në Britaninë e Madhe në një marrëdhënie e cila adreson problematikën e kalimit të emigrantëve nga vendet e treta nëpërmjet Shqipërisë nuk është e zakonshme. Si mund të duket suksesi? Fakti që ti mundesh të kesh rezultate domethënëse brenda 1 viti dhe më pas të thuash kush është stadi tjetër i suksesit”, tha Cleverly./E.T

Të fundit

A keni ankth? Përdoreni atë për të mësuar të jetoni më mirë!

Kur jemi në ankth, nuk mund ta shijojmë momentin. Mendimet negative, frika se nuk do t’ia dalim, mungesa e...

Do dërgohej në kampin e Gjadrit, marokeni kryen vetëvrasje në burg

Një 42-vjeçar maroken, i cili pritej të dërgohej në kampin e Gjadrit në vendin tonë, ka kryer vetëvrasje në burgun ku mbahej në Itali. Mediat...

Milani nis punën për të ardhmen, kuqezinjtë mbyllin rinovimin e dy talentave të skuadrës

Milani po punon për të ardhmen ku në krye si drejtor sportiv pritet të jetë Igli Tare. Kuqezinjtë sot kanë zyrtarizuar rinovimin me dy...

KLSH , 100 vite në shërbim të interesit publik dhe të integritetit shtetëror

Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit, me plot krenari të ligjshme, festoi një jubilar të rëndësishëm , me shumë risi dhe kontribut për...

Ju prezantojmë me burrin që nuk prek tokën prej 25 vitesh

Jeta e Mario Salcedos mori një kthesë të pazakontë në vitin 1997, kur pas një karriere të suksesshme në financë, vendosi të shkojë në...

Lajme të tjera

Web TV