test

Plas sherri mes PD dhe PS në komisionet parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i vendosur të mos lejojë funksionimin normal të Kuvendit “derisa mazhoranca të mundësojë rikthimin e normalitetit parlamentar”.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese shtyu mbledhjen për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë, pa arritur që të krijojnë kuorumin.

Rrëzimin e propozimeve dhe moskonsiderimin e asnjë nisme, deputetët demokratë e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

E njëjta situatë është në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës, pasi kanë dëgjuar propozimin e koleges së tyre, Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca, debatuan ashpër me kolegët socialistë, e më pas braktisën mbledhjen./E.T

Të fundit

Tatimi mbi pagat apo kapitalin, një krahasim mes Shqipërisë dhe Francës

Sa paguajnë tatim mbi pagë shqiptarët! Do të shohim më poshtë një krahasim, të bërë nga ekspertë tatimorë, që...

Politika uron festën e Bajramit, presidenti Begaj: Reflektim për shoqëri më të mirë

Festën e Kurban Bajramit e kanë uruar krerët më të lartë të shtetit në vend. Presidenti Bajram Begaj shkruan se Kurban Bajrami është akt arsyeje...

Jo vetëm futboll, shqiptarët mesazh politikës nga stadiumi: Diaspora do votojë në 2025!

Ndeshja e mbrëmshme Shqipëri-Itali në stadiumin e Dortmund-it nuk foli vetëm për futboll. Në stadiumin e tej mbushur me tifozë kuqezi, përveç simboleve kombëtare...

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Plazhet me ujëra të pastra të Sarandës mbeten një nga arsyet kryesore se përse pushuesit zgjedhin qytetin bregdetar. Këtë fillim sezoni turistët duken më të...

“The Sun”: Shqiptarët e kthyen në kuqezi murin e famshëm verdhezi të ”Borussia”

Tifozët shqiptarë, që ndoqën skuadrën e tyre, të udhëhequr nga ish-lojtari i “Arsenal” dhe “Manchester City”, Sylvinho dhe ndihmësi i tij Pablo Zabaleta, e...

Lajme të tjera

Web TV