Opozita blloko kuvendin/ Reagon kreu i grupit të PS: Shfaqje e shëmtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në një dalje për mediat komentoi qëndrimin e opozitës sot në Kuvend, ku disa deputetë bllokuan sallën.

Socialisti theksoi se shfaqja e opozitës sot ishte e shëmtuar dhe nuk justifikohet dhuna ndaj institucioneve. Mes të tjerash ai theksoi se PD ka hallet e veta, por ato duhet t’i zgjidhë jashtë Kuvendit.

“Sot ishte një shfaqje e shëmtuar në Kuvend. Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Ne nuk kemi rrëzuar asgjë. Ka një vendim për një komision bipartizan dhe ta themi qartë dhe për shqiptarët. Vendimi për ngritjen e komisioneve e thotë qartë, një bashkëkryetar nga PS dhe një nga opozita.

Janë kushtet që të fillojmë për reformën. Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD dhe nuk ka pritur vendimin tonë. Pa marrë akoma përgjigje, si mund të kërkohet”, tha ai./  S.M

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV