Xhamia e Plumbit po restaurohet/ Rama ndan pamje nga punimet në objektin e kultit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhamia e Plumbit në Shkodër, një ndër objektet e kultit më të rëndësishme, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan, është duke iu nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.

Punimet për të rilindur edhe njëherë këtë monument kulture të kategorisë së parë janë duke vijuar me ritme të shpejta.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ndau disa fragmente të filmuara gjatë ndërhyrjes që pritet të përfundojë së shpejti.

Xhamia e Plumbit është cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës. Por përmbytjet e njëpasnjëshme në qytetin verilindor e dëmtuan këtë objekt kulti, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen për rikonstruksion.

Xhamia është shpallur monument kulture në vitin 1948, ndërsa prej shumë kohësh në të nuk është bërë asnjë investim.

Me projektin e ri, synohet që t’i jepet fund problematikës së përmbytjes. Po ashtu po kryhen punime në fasadën e brendshme të jashtme, ndërsa do të ngrihet dhe minarja që u dëmtua në vitin 1967./   S.M

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV