Armina sfidon të “shtunën e zezë” në familjen Berisha, poston videon nga qendra estetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dje pasdite gjendja në familjen Berisha ishte e rëndë, sepse dhëndri, Jamarbër Malltezi, u prangos në Rinas ndërsa priste të shoqen, Argita, ndërsa ish-kryeministrit Berisha iu komunikuar ndalimi i lëvizjes jashtë vendit, pasi është akuzuar për korrupsion pasiv për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, gjatë kohës kur drejtonte qeverinë.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve të rënda dhe të papritura, Armina Mevlani, nusja e Shkëlzen Berishës, nuk e ka prishur axhendën e fundjavës, duke u kujdesur pëveten në një qendër estetike.

Pak para se të niste konferenca e jashtëzakonshme e shtypit e Berishës, Armina postoi një video nga qendra estetike, ku tregon se si heq qimet me lazer.

“Me lazerin e qimeve “Laser Gentle Max Pro Plus” nr 1 si teknologji. Eleminon qimet, kryesorja pa dhimbje dhe pa hiperpigmentim. Jam shume e kenaqur me rezultatin”-shkroi Armina, duke sfiduar ngjarjet rrotull saj./  S.M

Të fundit

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri i kundërshtimit po rritet. Të...

Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i...

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej i gjithë vendi, bashkë me...

Lajme të tjera

Web TV