“Në këtë moment trishtimi…”/ Ish-modelja gjendet e vdekur nga ataku kardiak (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lsh-modelja, Gabriela Salgau, është gjetur e vdekur nga një atak kardiak i papritur në Portogruaro, në verilindje të Italisë. 50-vjeçarja italo-rumune, vitin që shkoi mori titullin e nderit Miss Lady Sanremo.

Mediat italiane shkruajnë se familjarët e saj kishin kërkuar ndihmë gjatë natës kur e kishin gjetur pa ndjenja, por mjekët që erdhën në vendngjarje nuk mundën ta shpëtonin.

Ndërkohë personeli mjekësor tha me siguri se shkaku i vdekjes është ataku kardiak por pa dhënë arsye se çfarë mund ta kishte shkaktuar.

Salgao, me origjinë nga Rumania, jetonte prej vitesh në Portogruaro ku punonte dhe kishte të fejuarin e saj. Ajo ishte një aktiviste e kauzave sociale dhe e të drejtave të grave.

Mediat e qytetit të saj i bënin homazhe gruas që ishte kthyer në model për shumë të reja me aktivizimin e saj.

“Në këtë moment trishtimi, kujtimi i 50-vjecares Gabriela Salgau do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithëve, duke shpresuar që pasioni dhe impenjimi për kauzat sociale të frymëzojnë gjeneratat e reja”, shkruante ‘LaNuovaVenezia’./  S.M

Të fundit

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale ndodh si pasojë e rrëshqitjes e një disku ndërvertebror që ndodhet mes rruazave të shtyllës kurrizore dhe...

Komisioneri pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së i jep ndihmën e parë

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë. Në...

Thirrja e dytë e PS: Ju bëjmë thirrje, votoni sa më shumë këto minuta!

Ndërsa kanë mbetur edhe një orë nga mbyllja e votimit, zëdhënësja e PS për zgjedhjet, Silda Çepe iu ka bërë sërish thirrje qytetarëve që...

Partia Socialiste denoncon kandidatët demokratë: U futën në qendrën e votimit…

Sipas tyre Luan Baçi dhe Gentian Çela janë regjistruar në orët e pasditeve pranë qendrave të votimit. “Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor...

Nga 929 emra në një qendër votimi, votojnë vetëm 91? Pse vlonjatët po rrinë në shtëpi?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Sipas të dhënave të fundit deri në orën 18:00, kanë...

Lajme të tjera

Web TV