Trajtimi 3 ditor me vaj ulliri, kura numër një për pastrimin e mëlçisë nga helmet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sëmundjet që prekin mëlçinë po kthehen në një shqetësim madhor në mbarë globin.

Miliona njerëz vuajnë nga këto sëmundje, disa prej të cilave vdekjeprurëse, të cilat në shumë raste mund të shmangen falë ndryshimeve në stilin e jetesës. Mëlçia, si çdo organ tjetër, është një shënjestër e lehtë e toksinave dhe kimikateve që na rrethojnë çdo ditë.

Natyrshëm, ky organ ka nevojë për ndihmë që të pastrohet prej toksinave dhe organizmave të rrezikshëm, prania e të cilëve vë në rrezik edhe trurin. Një nga përbërësit kryesorë të të gjitha kurave për pastrimin e mëlçisë është vaji i ullirit.

Mëlçia luan një rol qendror në detoksifikimin e trupit. Mëlçia kryen një sërë detyrash dhe funksionesh, duke nisur që nga prodhimi i proteinave, kolesterolit, ruajtjes së vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve. Ajo shpërbën toksinat që shoqërojnë alkolin, ilaçet apo nënproduktet natyrale të metabolizmit. Mbajtja në formë e mëlçisë është tejet e rëndësishme për shëndetin.

Si e pastron mëlçinë vaji i ullirit?

Vaji i ullirit ofron shumë vlera të shëndetshme, një prej tyre është pastrimi i mëlçisë. Sipas studimeve, pirja e vajit të ullirit e ndihmon mëlçinë të përshpejtojë përpunimin e çdo substance. Ai ndihmon edhe në largimin e substancave të dëmshme të ngecura në organ sa më shpejt.

Cili është vaji më i mirë i ullirit për pastrimin e mëlçisë?

Është e rëndësishme që të përzgjidhni vajin e nxjerrë nga ullinj të përpunuar sa më pak dhe të nënshtruar një presimi të ftohtë.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit është ai që nuk është nxjerrë nga një presim i nxehtë i ullinjve apo që nuk përmban kimikate. Freskia është një aspekt i rëndësishëm në përzgjedhjen e vajit të ullirit. Vaji i ullirit nuk duhet të qëndrojë i papërdorur për shumë kohë. Vajrat që nuk konsumohen brenda dy viteve nga data e prodhimit nuk janë të shëndetshëm.

Lexo edhe :  Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Kura tre ditore e pastrimit të mëlçisë

Kura e mëposhtme zgjat tre ditë dhe duhet bërë në mbrëmje përpara se të bini për të fjetur. Përzieni në një mikser gjysmë gote me vaj ulliri dhe gjysmë gote me lëng të freskët limoni. Pijeni lëngun menjëherë dhe shtrihuni në shtrat. Qëndroni shtrirë me gjunjët të mbështetur mbi kraharor. Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta. Kjo kurë duhet shoqëruar me konsumin e mollëve dhe lëngjeve të saj të cilët gjithashtu kanë efekt pastrues.

Kujdes, nëse ju keni gurë në tëmth, pirja e vajit të ullirit dhe lëngut të limonit mund të shkaktojë dhimbje të forta abdominale./I.S

Të fundit

Real Madrid përfundon në gjykatë, ka publikuar video kundër gjyqtarëve

Një gjykatë në Spanjë ka urdhëruar autoritetet të nisin procedura disiplinore ndaj Real Madridit. Arsyeja është se klubi madrilen...

Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë

Lideri britanik i ekstremit të djathtë nuk arrin ta vërë dot me shpatulla pas murit kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një debat të...

Aksident në Tiranë, makinat përplasen kokë më kokë! Plagosen disa persona

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të fshatit Pezë Helmës në afërsi të Tiranës. Sipas raportimeve paraprake, dy automjete janë...

“Rrezikon 8-10 vjet burg”/ Hetimi ndaj Metës dhe Berishës po merr hov

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se ish-bashkëshortët Ilir Meta e Monika Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 240 mijë dollarë nga karta e dytë bankare, e...

Dyshohet se spiunonte për Iranin, arrestohet një shtetas danez

Një shtetas danez është arrestuar në Danimarkë nën dyshimin se spiunonte për Iranin duke mbledhur të dhënat për objektet dhe individët hebraikë në Berlin,...

Lajme të tjera

Web TV