Paketa e sigurisë në shkolla/ Balla paralajmëron ashpërsim të dënimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëron ashpërsim të dënimeve sa i takon veprave penale që kryhen në mjediset e shkollave apo në perimetrin e sigurisë rreth tyre.

Në një reagim për mediat Balla rendit veprat penale, për të cilat pritet të ketë ashpërsim të dënimit.

“Do të forcojmë me ligj Paketën Sigurisë në Shkolla duke bërë të mundur ashpërsimin e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij.

Kryerja e një vepre penale në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij të parashikohet si rrethanë rënduese, nëse në dëm të një të mituri, dhe, në çdo rast, si rrethanë cilësuese e figurës së veprave penale të mëposhtme:  

“Dhuna seksuale (neni 107/a); Pornografia (neni 117);  Trafikimi i të miturve (neni 128/b); Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit (neni 278); Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta (neni 279); Prodhimi dhe shitja e narkotikëve (neni 283); Përshtatja e lokalit për përdorim droge (neni 285/a); Hedhja ose braktisja e shiringave (neni 285/b); Nxitja për përdorimin e drogës (neni 286); Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (neni 291)”.

Ministri i Brendshëm shprehet i bindur se këto ndryshime në Kodin Penal do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë, parandalimin e kriminalitetit dhe shmangien e rrezikut për jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve në të gjitha ato mjedise brenda dhe përreth shkollave të frekuentuara prej tyre./   S.M

 

Të fundit

Si mund të ndalet shpopullimi i një vendi? Shembulli që vjen nga Suedia

Sipas një studimi të Universitetit Umeå mbi tendencat historike, ka ende një hendek midis rritjes demografike të bashkive të...

Një ditë përpara protestës, Berisha bën thirrjen e veçantë

Vetëm një ditë para protestës së ardhshme të opozitës në Tiranë, e cila do të zhvillohet sërish në formën e një marshimi në rrugët...

Presidenti Begaj në Mirditë: Formalizohet binjakëzimi me komunën arbëreshe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e binjakëzimit mes Bashkisë së Mirditës dhe Komunës arbëreshe të San Cosmo...

Qeveria shpërblen administratën për fundvit, ja se kush do të përfitojë

Një pjesë e punonjësve të administratës publike do të përfitojnë shpërblime për festat e fundvitit. Qeveria ka miratuar një fond prej 120 milionë lekësh...

Tragjike në Pogradec, i moshuari i jep fund jetës duke u vetëvarur, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një 70-vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës. Sipas informacioneve fillestare,...

Lajme të tjera

Web TV