Rishpërndahen fondet e buxhetit/ Më shumë para për rindertimin dhe bujqësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet në buxhetin e  vitit 2023 kanë hyrë në fuqi.Akti normativ  i miratuar nga qeveria është botuar në fletoren zyrtare, parashikon rritje të ardhurave  me 7.5 miliardë lekë duke arritur në total në  650.6 miliardë .

Rindërtimi është zëri që ka përfituar fondin më të madh duke arritur në  17 miliardë lekë nga 5 që ishte në fillim të këtij viti.Po ashtu  në ndryshimet buxhetore është parashikuar edhe fondi prej 3.2 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve që nisi në fillimi të muajit tetor.

Edhe për sektorin e bujqësisë janë parashikuar shtesë fondi. Nga ana tjetër janë ulur pritshmëritë për të ardhurat e pushtetit vendor me 1.1 miliardë lekë. Në total pritet që bashkitë të mbledhin 64.4 miliardë lekë nga 65.5 miliardë që ishte parashikimi fillestar.

Qeveria ka rritur çuar në 250 milionë lekë, nga 100 milionë fondin i parashikuar në programin buxhetor “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme” në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i cili përdoret për parafinancimin, bashkëfinancimin dhe pagesën e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të detyrimeve doganore për projektet me financim të huaj.

Në draft është parashikuar po ashtu   rritja e fondit rezerve për rastet e paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme me 300 mln leke duke e çuar në 3.8 miliardë lekë, fondin total.

Përformanca pozitive e buxhetit të këtij viti është ndikuar direkt edhe nga performanca pozitive e sektorit të energjisë elektrike.Gjatë këtij viti importi I energjisë rezulton se ka qenë në nivele minimale krahasuar me një vit më parë.

Treguesit fiskal të ministrisë së financave vijonë të jenë me rritje edhe si 9 mujor. Ministria e financave ka publikuar të dhënat fiskale të cilat tregojnë se të ardhurat në fund të muajit të kaluar arritën në 477,2 miliardë lekë duke u rritur me 51 miliardë lekë në krahasim me nëj vit më parë.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

Më pak të ardhura janë mbledhur nga Tvsh në dogana që shpjegohet me rënien e çmimeve në tregjet ndërkombëtare./   S.M

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV