Rama në Gjirokastër: Sheshi i Çerçizit, do të transformojë fluksin e numrit të turistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Projektet transformuese urbane po vijojnë edhe në Gjirokastër, qytetin e rilindur të UNESCO-s, ku kantiere të hapura në zona të ndryshme të qytetit, vijojnë të plotësojnë dita-ditës mozaikun e rilindjes urbane.

Sheshi i Çerçizit është njëri prej tyre, ku tashmë po merr formën përfundimtare projekti transformues i kësaj hapësire qendrore, e cila do të jetë e tëra këmbësore, ndërkohë që poshtë saj është ndërtuar e funksionon tanimë parkimi i madh nëntokësor, që ka zgjidhur njëherë e mirë gangrenën e krijuar në dekada prej uzurpimit të sheshit nga autobuzët e mikrobuzët.

“Jemi në fazën e dytë të përfundimit të parkingut, pasi ka përfunduar e para dhe vitin e parë kemi bërë funksional tre katet e para të parkingut. Vetëm gjatë 3 mujorit të parë të funksionimit nga muaji qershor deri në shtator vetëm të ardhurat në buxhetin e bashkisë së Gjirokastrës janë të konsiderueshme. Projekti tani vazhdon në fazën e dytë, me arredimin e sheshit.” – shpjegoi kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, gjatë inspektimit që Kryeministri Rama bëri sot në këtë kantier.

“Parkimi ka një kapacitet me rreth 300 makina. Ndërkohë janë në përmirësim disa elementë që kanë të bëjnë me peizazhin dhe që japin akses në pjesën e vjetër të qytetit.” – tha ndër të tjera Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Parkimi i madh nëntokësor, ka çliruar tanimë frymëmarrjen e këtij destinacioni turistik që këtë vit ka kaluar shifrën e 300 mijë vizitorëve nga e gjithë bota dhe së shpejti do të kapë numrin e paimagjinueshëm deri disa vite më parë të gjysëm milionë turistëve/   O.S

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV