Kathleen Hemmings nga Sandfields i Britanisë së Madhe, e lindur në vitin 1919 ka ndarë me të gjithë sekretin e jetëgjatësisë së saj.
104-vjeçarja ka një këshillë për të gjithë ata që duan të jetojnë gjatë: “Pi birra, mos u marto!”
Kathleen është rritur në Brixton dhe ka punuar shumë vite si kontabiliste. Periudhën e Luftës së Dytë Botërore ajo e kaloi në Londër e më pas në 1965-ën u zhvendos me mamanë dhe vëllain e saj në Cheltenham.
Edhe sot pas 104 vitesh, Kathleen e kalon kohën e saj duke u argtëuar dhe duke ndjekur shfaqje baleti ose opera.
Ditëlindja e saj këtë herë u organizua nga familja, një festë madhështore që i përshtatej më së miri numrit të viteve.
Ajo e quajti festën e saj të ditëlindjes një ditë historike të cilën do ta mbajë mend përgjithmonë./I.S