Instagram dhe Facebook paditen për dëmtim të shëndetit mendor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra shtete të SHBA kanë paditur platformën Meta që ka nën zotërim “Instagram” dhe “Facebook”, pasi po shkaktojnë krizë të shëndetin mendor tek të rinjtë duke i bërë ata edhe më të varur nga rrjetet sociale.

Në padinë e paraqitur nga prokurorët e përgjithshëm të 33 shteteve, duke përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, Meta ka përdorur metoda nga më të ndryshmet për të krijuar varësi tek përdoruesit duke fshehur rreziqet thelbësore dhe se ka thyer ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Meta ka shfrytëzuar teknologji të fuqishme dhe të paprecedentë për të joshur dhe përfundimisht për të futur në grackë të rinjtë dhe adoleshentët.

Motivi i saj është fitimi, thuhet në ankesën të paraqitur në gjykatën federale të Oakland, Kaliforni”.

Gjithashtu në padi thuhet se kompania mblodhi të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç, duke shkelur detyrimet e saj sipas Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë në Internet të Fëmijëve.

Pasi është njohur me padinë e dhjetëra shteteve amerikane, zëdhënësi i kompanisë “Meta” ka deklaruar se gjithnjë kompania ka ofruar adoleshentëve përvoja të sigurta dhe pozitive në internet.

Ndër të tjera në deklaratën e kompanisë thuhet se kanë krijuar standarde të larta të përshtatshme për fëmijët për shumë aplikacione që përdorin.

“Se Instagrami po dëmton shëndetin mendor të të rinjve, kontestohet nga Meta. Thjesht nuk është e saktë që ky studim tregon se Instagrami është “toksik” për adoleshentët.

Hulumtimet tregojnë se shumë adoleshentë mendojnë se përdorimi i Instagramit i ndihmon ata kur janë duke luftuar me momente të vështira”, shprehet Meta.

Por në padi thuhet se hulumtimi tregon se platformat e mediave sociale të Metës kanë shkaktuar depresion, ankth, pagjumësi, ndërhyrje në arsim dhe jetën e përditshme dhe shumë efekte të tjera negative.

Lexo edhe :  Paralajmëron Meta/ Mos i ndani këto informacione me AI

Ndërkaq edhe nëntë shtete të tjera amerikane, si dhe Uashingtoni DC do të ngrenë padi të ngjashme kundër Metës, duke e çuar numrin total në 42./   S.M

Të fundit

Luiz Ejlli në spital, këngëtari përfundon në operacion/ Dhimbjet më filluan te recepsioni

Luiz Ejlli i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, teksa një gjë të tillë e ka zbuluar vetë në rrjetet...

Katastrofë në Pilur të Himarës/ 650 hektarë pyje të djegura, ndërhyrja nga toka vazhdon

Rreth 650 hektarë kullota dhe sipërfaqe me bimësi janë djegur nga zjarri disaditor që përfshiu zonën e Pilurit në bashkinë e Himarës. Aktualisht, situata...

FC Barcelona prezanton kanalin e vet në WhatsApp

FC Barcelona ka lançuar Kanalin e vet WhatsApp , funksionin e ri të platformës me anë të të cilit mesazhet mund të dërgohen direkt te...

Cilët janë faktorët e rrezikut për autizëm gjatë shtatzënisë?

Ekspertët besojnë se ka disa faktorë (shumë prej të cilëve ndoshta ende të panjohur) që së bashku ndikojnë në zhvillimin e një foshnje me...

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

Porti i Durrësit ka qenë stacioni i radhës i një superjahti luksoz. Në kalaten nr. 5 të portit të Durrësit, mëngjesin e kësaj të...

Lajme të tjera

Web TV