Studentët e Mjekësisë i japin fund bojkotit/Rikthehen në auditore pas takimit me rektorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët e mjekësisë kanë vendosur të rikthehen në auditore duke lënë protestat, pas takimit me rektorin e Univeristetit, Arben Gjata.

Studentët kanë vendosur t’i japin fund bojkotit, pasi deklaruan se Gjata u ka dhënë garanci se do t’i mbështesë. Gjata u ka pohuar se do t’i mbështesë deri në daljen e vendimit të Gjykatës, dhe se deri në atë kohë, nuk do të kenë kushtet për plotësim kontrate. Ndër të tjera, ata kanë kërkuar edhe me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu për të diskutuar mbi kërkesat e tyre.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë, për gati një muaj kanë bojkotuar mësimin dhe kanë protestuar kundër projektligjit që i detyron të punojnë 5 vite në vendin tonë, dhe më pas të tërheqin diplomën.

Studentët e Mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për ligjin e ri që iu mban peng diplomat me 5 vite punë në Shqipëri. Me rinisijen e vitit akademik, ata refuzuan të riktheheshin në Universitet duke nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve./   S.M

Të fundit

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

Lajme të tjera

Web TV