Gati zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës shtohen dhe 2 korsi, ja kur fillon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga dy korsi në të dyja krahët e saj në vitin 2024.

Sipas projektit të siguruar nga Tv Klan, një korsi në secilin sens do të jetë e dedikuar për emergjencat dhe tjetra për makinat e tjera.

“Zgjerimi i autostradës sipas ARRSH pritet të nisë në tremujorin e parë të vitit 2024. Projekti do të shtrihet si fillim nga kthesa e Kamzës për të vijuar në nyjen e Kasharit”, raportoi gazetarja Dorina Halili.

Punimet në këtë pjesë të rrugës prej 5.8 km do të zgjasin 2 vite.

Ilir Belba, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve, ARRSH: Është parashikuar në buxhetin e ARSH një shumë prej 2 mld lekësh. Gjerësia e autostradës është 18,6 metra, me zgjerimin do bëhet me 35,1 metër gjerësi.

Zgjerimi i rrugës në lotin e parë nuk do të prekë asnjë ndërtesë dhe as rrugët dytësore.

Ilir Belba: Tek loti i parë, zgjerimi do bëhet përgjatë rrugës ekzistuese e cila nuk prek ndonjë objekt… Zgjerimi do bëhet te kanali ekzistues.

Zgjerimi për pjesën tjetër të autostradës nga kthesa e Rinasit në Durrës dhe anasjelltas parashikohet të ndodhë pas vitit 2025.

Ilir Belba: Pas përfundimit të lotit të parë në varësi të projekbuxhetit do nisin lotet e tjera.

Bashkë me shtimin e korsive nga kthesa e Kamzës te kthesa e Kasharit, do të bëhet edhe riasfaltim i rrugës ekzistuese./   S.M

Të fundit

‘Lufta e Yjeve’ Arma sekrete e Putinit, që po tremb Amerikën

Nëntëmbëdhjetë ditë përpara se Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të pushtonin Ukrainën më shkurt të 2022, Rusia...

Rivlerësimi i pronave në 3%, kategoritë që përfitojnë nga nisma

Sot çdo shitje prone tatohet me 15%, për diferencën midis çmimit të parë dhe vlerës me të cilën shitet. Pra nëse një pronë e...

Mandati i Xhaçkës/ “Kushtetuesja” vendos kur do të shqyrtohet çështja

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës më 21 qershor. Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka, edhe pse ka një...

Fedez nën hetim: Rai i mbyll derën reperit

Fedez dhe Alessandro Cattelan janë njohur që nga ditët e X Factor dhe gjithmonë ka pasur respekt të ndërsjellë mes të dyve. Kjo është...

Begaj bën bashkë socialistë e demokratë në Mirditë: Turizëm patriotik-fetar-historik

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve arsimore...

Lajme të tjera

Web TV