“Po i vjen fundi”/ Nasa del me njoftimin e papritur: Në 2025 do të zhduken…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohës për të admiruar unazat e rralla të Saturnit, po i vjen fundi.

Vetëm 18 muaj kanë mbetur përpara se ato të zhduken nga sytë tanë.

Është vetë NASA që e konfirmon se vëzhguesit e hapësirës kanë kohë deri në vitin 2025 për të parë strukturat ikonike, para se Saturni të lëvizë duke i kthyer unazat e tij të mëdha në një vijë pothuajse të padukshme.

Unazat e famshme të Saturnit janë struktura gjigande që mund të shtrihen 70 mije deri në 140,000 km në disa vende. Por ato janë ndërkohë shumë të holla, e mund të zhduken nga pamja nëse shihen nga anash.

Ato nuk do të zhduken megjithatë përgjithmonë do të anojnë drejt Tokës gjatë fazës tjetër të orbitës 29-vjeçare të Saturnit.

Për shkak të një animi në orbitën e tij, Saturni lëkundet pak në pozicionin kundrejt Diellit gjatë periudhës së tij orbitale.

Kjo do të thotë se, për një kohë të shkurtër çdo 13,7 deri në 15,7 vjet, Toka e sheh planetin vetëm anash dhe një distancë prej 1.2 miliardë kilometrash,  kjo i bën unazat të zhduken nga vështrimi ynë.

Unazat e Saturnit janë anuar poshtë drejt Tokës në një kënd prej 9 gradësh dhe deri në vitin 2024 ky kënd do të reduktohet në vetëm 3.7 gradë.

Astronomët nuk do të kenë mundësinë ta shohin përsëri Saturnin nga kjo perspektivë unike deri në tetor të vitit 2038./   S.M

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV