Gazetari Lorenc Vangjeli ka komentuar situatën e krijuar tek opozita dhe përplasjes që ndodhën ditën e sotme para Kryesisë së Kuvendit.
Ai theksoi se dhuna në parlament e krijuar nga opozita ishte me skenar.
Ai theksoi se një ngjarje e tillë ndodhi dy ditë para se të ‘goditej’ Berisha nga SPAK.
“U bë gati tre javë . Opozita nisi një revolucion me orar në sallën e parlamentit dy ditë para se të vinte masa për Berishën. Unë jam i bindur se SPAK ka vepruar drejt, duke mos iu drejtuar parlamentit, por duke iu drejtuar direkt Berishës. Sali Berisha dhe Edi Rama, as nuk duhet ta çonin ndërmend mbrojtjen nga imuniteti.”-tha ai.
Edhe sot deputetët e opozitës prej ditësh kanë njoftuar aksionin e tyre opozitar, duke u shprehur se nuk do lejojnë zhvillimin normal të punimeve.
Sot ata janë përplasur fizikisht edhe me punonjësit e Gardës, pasi këta të fundit nuk kanë lejuar që të futen brenda ambienteve, ku deputetët e opozitës kishin njoftuar edhe mbledhjen e grupit parlamentar.
Në kushtet kur ligjvënësit demokratë nuk janë lejuar të futën nga dera, ata kanë hyrë nga dritarja.
Po nga dritarja mbajti një fjalim edhe Sali Berisha, i cili tha se ajo cka ndodhi sot në kryesine e Kuvendit tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë.
Sipas tij Edi Rama është i tmerruar nga aksioni opozitar, ndaj ka urdhëruar që të mos lejohet futja e deputetëve./ S.M