PS merr “masa” për garën në 2025/ Prezanton platformën e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi gjatë mbledhjes së Asamblesë së Zgjeruar të PS-së në Durrës, është shprehur se ka patur diskutime me anëtarët e partisë dhe deklaruar se është krijuar një platformë që rienergjizon të gjithë strukturën e partisë.

Kjo platformë, shpjegoi Klosi, ka 7 shtylla kryesore dhe po bëhet me synimin që të përballojë garën e ardhshme dhe PS të fitojë sërish.

Ai theksoi se kjo platformë rienergjizimi do të bëjë strukturën të pathyeshme.

Kemi përgatitur në konsultim me të gjithë anëtarët një platformë që synon rienergjizimin e gjithë strukturës së PS. Ajo që ne kemi në AND është fitorja dhe duam çdo herë të jemi fitues. Për të qenë fitues si strukturë ia kemi dalë të kuptojmë se çfarë rreh në zemrën e socialistëve.

Ne do të shpalosim një platfromë që synon rienergjizimin e PS për të përballur garën e ardhshme për fitoren e Ramës dhe PS.

Kemi përgatitur një platformë me 7 shtylla kryesore, ku do të prekim spektrin e partisë.

PS është e vetmja forcë politike e cila funksionon si e tillë nga një proces zgjedhor në tjetrin.

Platforma kërkon që çdo strukturë të ketë rienergjizim. Duke energjizuar organizatën socialiste do ia dalim të rienergjizojmë të gjithë hallkat e tjera dhe do arrijmë të ngrejmë një strukturë të pathyeshme në garën e ardhshme elektorale”, tha Klosi./  S.M

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV