Ngrohja globale/ Vjeshta e jashtëzakonshme e vendos 2023-in vitin e thyerjes së rekordeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tani është praktikisht e sigut se viti 2023, një vit i valëve vdekjeprurëse të të nxehtit, përmbytjeve dhe zjarreve, ëhstë viti më i ngrohti i regjistruar.

Është ky vlerësimi i shkencëtarëve përpara një samiti të rëndësishëm të klimës këtë muaj. Ky parashikimi vjen pas temperaturave të larta “të jashtëzakonshme” të tetorit.

Temperaturat mesatare globale të ajrit ishin 0.4C më të ngrohta se niveli i mëparshëm i tetorit 2019. Studiuesit e klimes thonë se temperaturat ekstreme globale ka të ngjarë të vazhdojnë deri në vitin 2024.

Korriku ishte aq i ngrohtë sa mund të ketë qenë muaji më i nxehtë në 120,000 vjet , ndërsa temperaturat mesatare të shtatorit thyen rekordin e mëparshëm me 0.5 gradë Celsius.

Tetori nuk ishte aq jashtëzakonisht i nxehtë sa shtatori, por megjithatë thyen rekordin për muajin me një diferencë “të jashtëzakonshme.

Muaji ishte 1.7C më i ngrohtë se mesatarja para-industriale – që do të thotë krahasuar me periudhën përpara se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile.

Duke djegur lëndët djegëse fosile dhe duke shkatërruar natyrën, njerëzit kanë pompuar gazra që bllokojnë nxehtësinë në atmosferë që kanë rritur temperaturën e planetit me 1.2C që nga Revolucioni Industrial.

Anomalia e temperaturës globale për tetorin 2023 ishte e dyta më e larta në të gjithë muajt në grupin e të dhënave të saj, zbuluan shkencëtarët, pas vetëm një muaji më parë./  S.M

Të fundit

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

“Ecim”, thotë Rama! Lirohen hapësirat publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të reja të aksionit, kësaj radhe...

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një...

Kush do jetë lideri i ri i Bayern? Emrin e gjen Thomas Muller

Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim. Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen...

Lajme të tjera

Web TV