Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Raporti i KE/ Drejtësia “kalon klasën me mik”, politika ngel  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Progres-raporti i Këshillit të Europës për Shqipërinë ka shtuar notat e opotimizmit për strukturat e drejtësisë së re, duke i dhënë pikë “kaluese”. Dënimi dhe procedimi i disa ish-zyrtarëve të lartë publik përmendet si shenjë domethënëse në uljen e perceptimit të pandëshkueshmërisë. Si problematikë serioze shihet korrupsioni dhe klimën e poralizuar politike.

Në muajt e fundit të çdo viti shumë vende kandidate për në BE shohin me interes raportin e Komisionit Europian. Për Shqipërinë nuk ka shumë ndryshim nga viti i kaluar, pasi edhe për 2023 si problematikë kryesore konstatojnë korrupsionin dhe përlasjet e vazhdueshme politike. Gjithsesi një shenjë pozitive duket se shihet në raport me institucionet e drejtësisë së re. Gjatë këtij viti në Shqipëri u dënua për korrupsion një ministër dhe për abuzim me detyrën një ish-zyrtar i lartë dhe deputet, ndërsa u ngritën akuza për korrupsion dhe pastrim parash ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Këto dhe shumë ngjarje të tjera duket se nuk e kanë bindur Komisionin Evropian të cilësojë zhvillimet si “pak progres” dhe të theksojë se “korrupsioni është i përhapur në shumë fusha”. Në raportin 144 faqe të KE përmendet dhe situata aktuale politike si dhe debatet për ngritjen e komisioneve hetimore. Në raport përmendet fakti që refuzimi i ngritjes së Komisioneve Hetimore nga mazhoranca, ka shkaktuar kaos në punimet e Kuvendit. Raporti i Komisionit Evropian konstaton se e drejta e opozitës për Komisione Hetimore garantohet nga Kushtetuta. Refuzimi i mazhorancës me argumentin qe do ndryshojë ligjin për Komisionet Hetimore nuk qëndron për sa kohë ligji ekzistues është në fuqi. “Gjatë periudhës raportuese, opozita kërkoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, por mazhoranca i hodhi poshtë të dyja kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës në të dyja rastet ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore. Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi.”, thuhet në raport. Gjithashtu është përmendur edhe përjashtimi i deputetëve të Rithemelimit nga Kuvendi dhe komisionet parlamentare pas kaosit që ata kanë krijuar duke penguar vazhdimisht zhvillimin e punimeve. Në progres raport nënvizohet se nevojiten standarde më të larta etike, por edhe dialog konstruktiv mes palëve. “Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji. Nevojiten standarde më të larta etike në punimet e Kuvendit për të nxitur një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.”, thuhet në progres raport. Në dokument vlerësohet se është bërë përparim në luftën kundër korrupsionit por sërish mbetet një shqetësim serioz. Në raporti vlerësohet rritja e numrit të dënimeve përfundimtare në çështjet e nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit. “Shqipëria ka një nivel përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Pavarësisht disa përparimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë një numër dënimesh të nivelit të lartë dhe hetime financiare në nivel të lartë, ajo mbetet një zonë me shqetësim serioz. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat për parandalimin e tij vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël. Struktura e Specializuar për Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer procedime penale dhe hetime financiare për disa çështje të nivelit të lartë. Denimet penale u shqiptuan nga Gjykatat e SPAK-ut për çështje të profilit të lartë, veçanërisht në rastin e një ish-ministri të Mjedisit dhe një deputeti si pjesë e një hetimi për kontratat koncesionare për trajtimin e mbetjeve urbane (çështja e inceneratorëve). Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare në çështjet e nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit” thuhet në progres raport. Me një nivel më të mirë përgatitjeje, i vlerësuar si “mesatar”, konsiderohet funksionimi i gjyqësorit, por kërkohet dhe ndjekje për gjyqtarët që i nënshtrohen vetingut në rastet kur ka indikacione për vepra penale. “Zbatimi i reformës në drejtësi vijoi, duke rezultuar në një përparim të mirë në përgjithësi. Efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe qasja në drejtësi vazhdoi të ndikohet nga afati i gjatë i procedurave, ngarkesa e shtuar e punës dhe numri i madh i çështjeve të pazgjidhura, i cili mbetet veçanërisht i lartë në gjykatat e Apelit dhe të Shkallës së parë. Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve vazhdon të sjellë rezultate në luftën kundër korrupsionit brenda gjyqësorit, megjithatë nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar që procedurat penale të nisin sistematikisht kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, procesi i verifikimit të të cilëve zbuloi element penalë”, thuhet në dekomunetin e Këshillit Europian. Sipas tyre, kapaciteti institucional i Drejtorisë së Përgjithshme Kundër Korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë duhet të forcohet më tej. “Përbërja e Komisionit të Etikës duhet të rishikohet, pasi prania e një anëtari të qeverisë përbën një shqetësim serioz. Sektorët që janë më të rrezikuar nga korrupsioni kërkojnë vlerësime të synuara të rrezikut dhe veprime të përkushtuara. Rekomandimet e vitit 2022 janë zbatuar vetëm pjesërisht, kështu që ato mbeten të vlefshme”, thuhet në dokument. Ndër të tjera në faqen 74 të progres raportit trajtohet mbrotja e interesave financiare të BE-së. Në këtë pjesë i kushtohet vëmendje hetimeve të përdorimit të fondeve të IPARD II. Shqipërisë i kërkohet të përmirësojë bashkëpunimin e saj me Komisionin Evropian për hetimet si dhe të hartohet një strategji kombëtare kundër mashtrimit. “Shqipëria ka siguruar një nivel përafrimi me acquis të BE-së, megjithatë, ajo ende duhet të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me Direktivën e BE-së për luftën kundër mashtrimit ndaj interesave financiare të BE-së me anë të ligjit penal” thuhet në raport. “Shërbimi kombëtar i koordinimit kundër mashtrimit ka krijuar një rrjet që përfshin autoritetet e tjera përkatëse, i cili takohet rregullisht. Megjithatë, rolet e autoriteteve pjesë e rrjetit AFCOS duhet të qartësohen më tej në lidhje me mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Një strategji kombëtare kundër mashtrimit duhet ende të miratohet. Manuali i procedurave për parregullsitë vazhdon të përditësohet. Shqipëria duhet të përmirësojë bashkëpunimin e saj me Komisionin Evropian për hetimet. Në vitin 2022, raportoi 71 raste të parregullsive dhe mashtrimeve të dyshuara në programet IPA dhe IPARD. Megjithëse bashkëpunimi për hetimet është përmirësuar, Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet e saj në zhvillimin e një historie solide në bashkëpunimin në hetime, duke ofruar, ndër të tjera, asistencë efektive operacionale për hetuesit nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) në mënyrë që ata të mund të delegojnë plotësisht detyra e tyre në kryerjen e një kontrolli në vend në përputhje me Rregulloren (BE, Euratom) Nr 883/2013 dhe Rregulloren (KE, Euratom) Nr 2185/1996”, thuhet në dokument. Në korrik 2023 Komisioni Evropian pezulloi përkohësisht pagesat nga programi për Shqipërinë në pritje të gjetjeve përfundimtare nga zyra e OLAF. Vetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë e pranoi nisjen e hetimeve, por i konsideroi si procedurë normale, e ndodhur edhe në shumë raste edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Shqipëria është vend kandidat për në Bashkimin Evropian që nga viti 2014. Në vitin 2018, Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë pa kushte. Në mars 2020, Këshilli Evropian miratoi vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, ndërsa në fund të korrikut 2023 doli raporti i parë Screening.

Lexo edhe :  Fier/ Rama ndan fotot: Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri”, me kushte dinjitoze

 

 

Të fundit

Psikologët: Filmat horror mund t’ju ndihmojnë të kapërceni ankthin

Horrori është ndoshta zhanri i fundit që vjen në mendje kur njerëzit mendojnë se si filmat mund të ndihmojnë...

Si u shpikën celularët/ Telefoni i parë i krijuar nga ‘Motorola’

Celulari (ose telefoni celular) është një nga inovacionet më të rëndësishme teknologjike në historinë moderne, duke revolucionarizuar mënyrën se si ne komunikojmë. Historia e celularëve...

Albin Kurti kërkesë NATO-s: Ktheni zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 06 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90.6 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot/ Mos harroni çadrat, priten reshje shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për...

Lajme të tjera

Web TV