SHBA del me paralajmërimin e fortë për Izraelin: Nëse ripushtoni Gazën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby, tha se ka të ngjarë që Izraeli të mbajë prani ushtarake në Gazë “për një periudhë kohore” pasi të mbarojë lufta, por shtoi se SHBA-ja beson se do të ishte “gabim” për Izraelin nëse do të ripushtonte territorin.

“Mendoj se të gjithë ne parashikojmë një periudhë kohore pasi të ketë mbaruar konflikti kur forcat izraelite me gjasë do të vazhdojnë të jenë në Gazë dhe do të kenë disa përgjegjësi fillestare të sigurisë”, tha Kirby për CNN më 8 nëntor.

“Por, për sa kohë dhe sa do të jetë madhësia [e forcave izraelite], mendoj se është herët të dihet”, shtoi ai.

Kirby tha se SHBA-ja është e përqendruar në hartimin e një strukture afatgjate qeverisëse për Gazën, pasi të mbarojë konflikti aktual. Por, ai shtoi se ende ka pak perspektivë për një plan të zbatueshëm.

“Mendoj se ka shumë pyetje dhe jo shumë përgjigje. Ne e dimë se çfarë nuk duam të shohim në Gazën e pasluftës, ne nuk duam ta shohim Hamasin në kontroll dhe ne nuk duam të shohim një ripushtim nga Izraeli”, tha zyrtari amerikan.

Ai shtoi se SHBA-ja nuk mund ta zgjidhë këtë çështje vetëm, prandaj Uashingtoni po angazhohet me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për këtë çështje.

Një ditë më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se shteti i tij do të ketë “përgjegjësi për sigurinë e përgjithshme” në Rripin e Gazës për një kohë të pacaktuar pasi të ketë përfunduar lufta me militantët palestinezë të Hamasit.

Që nga 7 tetorit, kur Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë 1.400 persona dhe marrë peng mbi 200 të tjerë, Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka.

Lexo edhe :  Pas tarifave të Trump dështon plani 1 miliardë dollarë i Microsoft

Izraeli ka thënë se synon që të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit.

Si pasojë e konfliktit, në Rripin e Gazës – shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve – janë vrarë mbi 10.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor që kontrollohet nga Hamasi.

Trupat izraelite dhe kolonët u tërhoqën nga Gaza më 2005, por Izraeli vazhdoi të mbante kontrollin e hapësirës ajrore dhe bregdetin e territorit. Hamasi mori pushtetin nga forcat besnike të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas më 2007./E.T

Të fundit

Analiza: “Uria” italiane për pyjet shqiptare

Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në...

Rama ironizon opozitën/ Këtë herë do hanë shumë gola, do thonë na ‘çanë rrjetën’!

Kryeministri Edi Rama tha se opozita, me zgjedhjet e 11 Majit, do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë. “Ky portieri këtë radhë do të...

500 euro në këmbim të votës për PD-në e Berishës/ Ironia e Ramës: Këneta ka para!

Në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale, kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe rastin e zbuluar në Lushnje, ku një 38-vjeçar u arrestua pasi premtonte 500 euro...

Politikat identitare të kritikëve të Islamit, janë thellësisht shkatërruese

Dënimi i tyre si 'sektarë' vetëm sa shton zhurmën se ata nuk kanë vend në perëndim. Kenan Malik Apoll sugjeron që shumica e muslimanëve britanikë identifikohen...

Rama tallet me Berishën/ Më shumë nxorri Big Brother kandidat në lista sesa Primaret!

Kryeministri Edi Rama tha se historia e kënetës ka marrë fund dhe nuk mund të vijë kurrë në pushtet. “Në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën...

Lajme të tjera

Web TV