Shpërthimet vullkanike ‘krijojnë’ ishullin e ri në Paqësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ishull i vogël u formua pas një sërë shpërthimesh vullkanike nënujore që filluan në tetor pranë ishullit japonez të Iwoto, 1200 kilometra në jug të Tokios.

Shkencëtarët japonezë kanë konfirmuar se shpërthimet freatomagmatike, një lloj shpërthimi që rezulton nga ndërveprimi i magmës me ujin, ndodhën rreth një kilometër larg nga Iguto, duke formuar një ishull rreth 100 metra në diametër.

Iwoto njihej më parë si Iwo Jima, por u riemërua nga autoritetet japoneze në vitin 2007. Ky është një nga 111 vullkanet aktive të Japonisë, i vendosur pranë një ishulli tjetër të ri që u formua pas një shpërthimi në 2021.

Agjencia meteorologjike e Japonisë tha se shpërthime të ngjashme ishin parë pranë Igoto vitin e kaluar midis korrikut dhe dhjetorit dhe këtë vit në qershor.

Ishulli i ri, sipas shkencëtarëve japonezë, mund të rritet dhe të ndryshojë formë nëse shpërthimet vazhdojnë, por gjithashtu mund të zhduket. Ishujt u formuan në mënyrë të ngjashme në zonë në 1904, 1914 dhe 1986, por të gjithë u zhdukën për shkak të erozionit.

/O.S

Të fundit

Legjenda e Anglisë: Problemi i Realit ka një emër, quhet Toni Kroos

Rio Ferdinand mendon se problemi i Real Madrid është mungesa e Toni Kroos. Mesfushori gjerman u largua verën e...

Danimarkë, i moshuari përpas turmën dhe plagos 5 persona. Makina gjendet mbi tavolina

Një makinë ka përplasur dhe plagosur të paktën pesë persona në qendër të Kopenhagenit, sipas mediave daneze. Dëshmitë raportojnë se një makinë me ngjyrë të...

Viktima roje i banesës së “Buzëderrit”, del VIDEO e autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt

Teksa hetimet vijojnë të tjera detaje po dalin lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 27 prillit, ku në dalje të banesës së tij...

Kërkon titullin e 100-të, por humbi 3 ndeshje! Djokovic tërhiqet nga ‘Italian Open’

Tenisti Novak Djokovic u tërhoq nga 'Italian Open' të martën në mes të një serie prej tre humbjesh, duke hedhur dyshime nëse do të...

“Jemi vendi me taksat më të ulëta në rajon”, Rama: Biznesi i vogël, deri në 2029…

Kryeministri Edi Rama zgjodhi qytetin e Kukësit për të prezantuar agjendën elektorale. Me shifra ai krahasoi ecurinë e vendit që nga viti 2013 e...

Lajme të tjera

Web TV