Sali Berisha ish-kryeministri që kontrollonte shtetin kur ndodhi sulmi i armatosur ndaj protestuesve të pambrojtur në 21 janar tha këtë të martë, se ai nuk ka ndikuar në vendimet gjyqësore dhe se ai është dakord me konkluzionin e Strasburgut.
“Nuk kam asnjë.. nuk e kam lexuar, por sic e dini nuk ka patur dhe nuk mund të ketë kurrë pengesë hetimi nga Sali Berisha. Ky është komenti që bëj për cdo gjë, se si është bërë hetimi dosjet janë aty, vlerësimi që ka bërë gjykata, s’kam asnjë kundërshim për këtë” tha Berisha. /O.S