A po shkon Berisha drejt arrestimit?/ Ja çfarë pritet të ndodhë në fillim të dhjetorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon t’i bëjë rezistencë drejtësisë, në lidhje me çështjen për të cilën ai është nën hetim, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Sipas vendimit, Berisha duhet të paraqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00, por deri më tani, ish-kryeministri e ka injoruar këtë vendim dy herë.

Gazetarja Anila Hoxha, duke folur në emisionin “Breaking” me Fiori Dardha, deklaroi se Prokuroria e Posaçme mund të presë deri në fillim të muajit dhjetor dhe më pas, është e detyruar të vendosë një masë më të rëndë për Berishën. Sipas saj, SPAK do i drejtohet Këshillit të Mandateve me një kërkesë për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës.

“Nëse Berisha nuk paraqitet, pritet t’i caktohet një masë më e rëndë sigurie. Prokuroria e Posaçme mund të presë deri në të hënën e parë dhe të tretë të dhjetorit, teksa pas kësaj do t’i drejtohet Këshillit të Mandateve me një kërkesë për Berishën. Ish-kryeministri është i detyruar të paraqitet në orën 10 para një oficereje, teksa SPAK ka bërë shumë tentativa për këtë vendim dhe pritet që tashmë të konsiderohet i njoftuar. Pra, SPAK do presë deri në fillim të dhjetorit dhe nëse ai sërish nuk paraiqtet, nuk do tentohet më të njoftohet. SPAK i ruhet paragjykimeve dhe akuzave se është sulm politik dhe prandaj mund të presë dhe javën e parë.

Nga ana tjetër, Apeli do të gjykojë po ashtu ditën e hënë ankimimin e Berishës si dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, ku do vendoset nëse do qëndrojnë masat e sigurisë, përkatësisht, detyrim paraqitjeje për Berishën dhe arrest me burg për Malltezin.

Lexo edhe :  Erion Braçe: Dy fjalë për zgjedhjet!

Gjithsesi, Berisha ka një precedent për të mos u paraqitur në Prokurori edhe kur ka patur raste të tjera kundër tij, siç ishte ajo e fundit, ku ishte denoncuar për shpifje nga kryebashkiaku Erion Veliaj”, tha Hoxha./e.t

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV