Britania e Madhe do të shpenzojë 1.5 mln £ për sistemin e burgjeve në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe i ka dhuruar 37 mikrobusë dhe automjete elektrike Shqipërisë që kanë kushtuar 1.5 milionë paund, si pjesë e marrëveshjes së muajit Maj për kthimin e të burgosurve shqiptarë.

Mes dy vendeve u ra dakord që 200 të burgosur në Angli e Uells të transferohen në vendin tonë për të vijuar për pjesën tjetër të dënimit. Sipas kësaj media, në këmbim qeveria britanike do të ndihmojë në “modernizimin” e sistemit të burgjeve shqiptare.

Marrëveshja pritet t’i kushtojë Ministrisë së Drejtësisë rreth 8 milionë paund gjatë dy viteve. Me këtë bashkëpunim, Britania ul kostot për të burgosurit që sipas “The indepedent”, shkojnë deri në 40 mijë paund në vit për çdo të burgosur.

Rreth 500 mijë paund do të shpenzohen për 15 automjete elektrike, ndërsa 22 mikrobusë të rinj do t’i ofrohen shërbimit të burgjeve të Shqipërisë me një kosto prej më shumë se 1 milion paund.

Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk deklaroi më herët se “publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit, jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesit”.

Deri në fund të vitit 2022, raportohet se në burgjet e Anglisë dhe Uellsit ndodheshin 1336 shqiptarë. 17 prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe pritet që të transferohen të parët drejt Shqipërisë./E.T

Të fundit

Dashuria në shekullin 21, mënyrat më të zakonshme për të njohur dikë

Të njohësh njerëz të rinj është një eksperiencë e cila ju ndihmon ta shihni jetën në një prespektive tjetër,...

36-vjeçari shqiptar gjendet i varur në një magazinë në Greqi

Trupi i një 36-vjeçari shqiptar është gjetur i varur në gjendje të avancuar dekompozimi në një nagazinë në Tyrnavos. Trupi i të riut, i...

Alarmi i OKB: 14.000 foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme

Shefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, thotë se 14.000 foshnje mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme nëse nuk...

Rusia shpall organizatë të padëshiruar “Amnesty International”

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International është shpallur “organizatë e padëshiruar” në Rusi. Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International është ndaluar...

Apartament dhe automjete, sekuestrohen pasuri mijëra euro të 34-vjeçarit në Tiranë

Janë sekuestruar pasuri me vlerë 228 mijë euro të një 34-vjeçari të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore. Mësohet se 34-vjeçarit Ismail Gjineci i është...

Lajme të tjera

Web TV