Përshkallëzimi i tensioneve në tym e flakë, Bardhi bën paralajmërimin e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dënuar ashpër miratimin në parim të buxhetit të 2024-ës, vetëm me votat e socialistëve.

Ai tha se rrethimi i sallës së Kuvendit me Gardistë, është antikushtetuese dhe e paprecedentë.

Do të duhet ju t’i kërkoni llogari kryetares së Kuvendit se pse ju gënjeu të shtunën ku mohoi urdhrin e paligjshëm, që mbushi sallën e Kuvendit me gardistë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, pret që të anëtarësohet në BE. Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte.

E vetmja arsye se pse salla e Kuvendit ishte mbushur me forca të gardës, ishte se në sallë ishte kryeministri Rama. Një frikacak që për të ardhur në seancë blindoi sallën. Nuk kemi përplasje me Gardën. Nuk e kemi betejën me Gardën e Republikës.

Sipas Ligjit Garda nuk mund të futet në seanca për të rrethuar deputetët e Kuvendit.”, tha ai.

Mazhoranca miratoi në një seancë rekord prej vetëm 5 minutash projektligjin e buxhetit si dhe disa projektligje të tjera të përfshira në rendin e ditës./  S.M

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV