Melodia ikonike e celularit Nokia/ kitaristja zbulon origjinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Melodia klasike e Nokia është një prej më të famshmeve në historinë e celularëve. Gjithashtu, cilësohet si “acarues” për një pjesë të konsiderueshme. Tani, një përdoruese TikTok-u ka ‘hedhur’ dritë mbi origjinën e saj.
Një kitariste, e quajtur Alexandra Whittingham postoi një video duke luajtur “Gran Vals” nga Francisco Tarrega, pjesa në të cilën është bazuar zilja e celularit.

Në 15 sekondat e para, tingëllon si një vals i zakonshëm. Por drejt fundit, zilja e famshme dëgjohet dhe videoja mbyllet me një buzëqeshje nga kitaristja.

Shikuesit janë habitur nga videoja dhe madje njëri prej tyre komenton: “Do i përgjigjet ndonjëri kitarës apo çfarë?”

Gran Vals është një pjesë muzikore për kitarë e shkruar nga Francisco Tarrega në 1902. Sipas Classical FM, fakti që kompozitori kishte ndërruar jetë ishte pozitiv për Nokia sepse i duhej një bazë ku mos të aplikoheshin të drejtat e autorit.

Zilja u prezantua për herë të parë në modelin Nokia 1011 në vitin 1992./O.S

 

 

Të fundit

Aeroporti i Rinasit jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

Aeroporti i Rinasit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, duke i paralajmëruar për vonesa apo anulime fluturimesh...

Shkarkimet e drejtorëve, Berisha: Kocka për qytetarët, Rama hesht për Elbasanin

Takimet e kreut të qeverisë që nisën nga Vlora ku kërkoi largimin e të gjithë drejtorëve vendorë, për Sali Berishën janë shkelje e Kushtetutës....

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit, eksperti: Lajm i mirë për ata që…

Banka e Shqipërisë ka ulur për vitin 2025 normën bazë të interesit, nga 2.75% në 2.5% për monedhën kombëtare Lek. Për herë të fundit...

Vullkanet vetëm shkatërrojnë? Jo, qytetet mund të ndërtohen me llavë

Lava, kjo masë përvëluese që shpërthen nga vullkanet dhe shkatërron gjithçka në rrugën e saj, është parë gjithmonë si një forcë e pamëshirshme e...

1976 – Operacioni Entebbe: Sulmi dramatik i komandove izraelite në Ugandë

Më 4 korrik 1976, një nga operacionet më të guximshme dhe spektakolare të shpëtimit në historinë moderne u zhvillua në aeroportin e Entebbes, në...

Lajme të tjera

Web TV