Problemet me qarkullimin nga reshjet e dëborës, reagon Balla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të dëborës.

Në një postim në Facebook, Balla shprehet se në qarqet e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Ministri po ashtu bën me dije se Policia ka dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar.

Reagimi i Ballës:

MOTI I KEQ me reshje të dendura dëbore ka sjellë si pasojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme kanë dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar. Policia e Shtetit apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet publike, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi. Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112./e.t

Të fundit

A e bëri “magjinë” edhe në Shqipëri Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës së fundit para zgjedhjeve të 11 Majit, ka komentuar drejtuesin politik amerikan...

Ndahet nga jeta regjisori i ‘Fifty Shades’, humb betejën me sëmundjen e rëndë

James Foley, regjisor i filmave përfshirë “Glengarry Glen Ross”, “At Close Range” dhe “Fear”, u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Los...

PD mbyll sot fushatën/ Berisha mesazh diasporës: Më 11 maj ejani votoni në Shqipëri!

Partia Demokratike përmbyll sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa lideri i saj, Sali Berisha, ka dërguar një mesazh të fortë drejtuar...

Vendi i parë në botë që ka më shumë DELE se njerëz!

Numri i madh i deleve në Zelandën e Re, krahasuar me popullsinë e pakët njerëzore të vendit, ka qenë prej kohësh objekt shakash. Vendi...

Ngërçi në Parlamentin e Kosovës! Për të 13-ën herë, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar edhe përpjekja e 13-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Edhe në vazhdimin e së premtes, sikurse në katër të fundit, Lëvizja...

Lajme të tjera

Web TV