Aeroporti i ri i Vlorës/ Rama dhe Balluku inspektojnë punimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama kanë inspektuar punimet në aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës. Gjatë inspektimit ministrja u shpreh se gjatë vitit të parë pritet të ketë më shumë se 1 milion pasagjerë në këtë aeroport ndryshe nga çfarë pritej në fillim.

Belinda Balluku: Dizajni është bërë nga Mynyhu aeroport. Ka bërë gjithë dizejnimin. Do të jetë i cilësuar ‘gring’ edhe nga materialet që përdoren edhe nga prodhimi i energjisë edhe rrjedha është e përllogaritur në një mënyrë të tillë që të jetë sa më eficent sa i përket kostove operative që do të ketë. Në vitin e  parë priteshin 330 000 pasagjerë ndërkohë me gjithçka po shikojmë sot dhe me zhvilimet turistike që Shqipëria ka pësuar është e sigurt që në vitin e parë ne do të kemi më shumë se 1 milion pasagjerë vetëm në Vlorë, i referohemi periudhës Mars 2025 e në vazhdim jo një vit i plotë. Parashikimet janë shumë optimiste.

Gjithashtu gjatë inspektimit ndër të tjera Balluku u shpreh: Që të jemi brenda afateve ne do të mundohemi ta mbyllim në Dhjetor të 2024.Sot është mbyllur pjesa akademike e kontrollorëve të trafikut ajror që do të operojnë në këtë aeroport dhe janë në mbushjen e orëve të trajnimit. Do të jenë të gjithë të certifikuar në fund të verës 2024. Këtu e do të kemi dy sektorë të rinj të kësaj industrie. Një që është mirëmbajtja e avionëve. Nga ana tjetër së bashku me këtë pjesë të industrisë duhet të nisi edhe akademia. Ne kemi pasur javën e kaluar me Autoritetin e Aviacionit Civil dhe akademia duhet të fillojë maksimumi në Shtator të 2024. Ne duhet të kemi ngritur dhe jemi duke e diskutuar nëse do të duhet të ngrihet në Vlorë apo Tiranë, por ka shumë mundësi që për shkak se këtu e kemi më të lehtë logjistikën dhe VIA ofrohet si dhe TIA për të thënë të drejtën ofrohen për të akomoduar akademitë brenda territorit të tyre sepse për shkak të pjesës së mësimdhënies ju duhet edhe praktika që mund të bëhet brenda aeroporteve. Kështu që do kemi dy risi një akademi të re që ka të bëjë me të gjitha llojet e profesioneve që përfshin aviacioni civil, por nga na tjetër edhe të gjitha profesionet e tjera siç janë stjuardët apo profesionet tjera, me shpresën që në të ardhmen të kemi edhe një akademi pilotësh. Këtu do të ketë edhe risi të aviacionit civil./O.S

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV