Kush e merr drejtimin e PD nëse arrestohet Berisha? Avokati bën paralajmërimin e bujshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Leonard Karaj dhe politologu debatuan lidhur me procesin e nisur nga SPAK ndaj Sali Berishës.

Sipas Dacit, nëse arrestohet Sali Berisha, Rithemelimi dhe grupimi Bardhi ka shumë mundësi të bashkohen me PD zyrtare.

“Ose do merren me politikë dhe do bashkohen me Bashën ose do lënë politikën dhe do vazhdojnë të bëjnë profesionet që kanë bërë. S’mund të drejtojë dikush që nuk ka lidhje me demokratët.

Sipas avokatit Karaj, mundësia që deputetë e të quajtur grupimi Bardhi ka pak gjasa që t’i bashkohen Bashës, madje as ky i fundit nuk e do këtë gjë.

“Këta të dy, Basha dhe Berisha janë de jure dhe de fakto shkatërrimtarët e PD. Bardhi nuk po i tregon demokratëve që ka një pol të tretë. Politika është aksion në bazë, kur them që Basha duhet të duket, e them për gjithkënd tjetër që ka pretendime të jetë kryetar i PD. Besoj se nuk kanë për t’u bashkuar me Bashën se kanë një largësi shumë të madhe. Edhe nga Basha nuk ka një dashuri për të tërhequr këta që kanë shkuar te Foltorja, se po të donte që ta bënte një gjë të tillë ai i ka mundësitë për të komunikuar me ta. Basha po kërkon të ketë një parti të vogël me njerëz që shkojnë pas frymës së tij dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve”, tha avokati./e.t

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV