Sipas një studimi, kjo është ora kur ndihemi më të lumtur gjatë ditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i publikuar në “The Journal of Personality” ka zbuluar se, për shumicën e njerëzve në mbarë botën, koha më e lumtur e ditës është rreth orës 19:00.

Hulumtimi përfshiu 5 447 pjesëmarrës nga 20 vende të ndryshme të botës, të cilët u anketuan për përvojat dhe emocionet e tyre në orën 19:00. Studimi, i cili u krye në 14 gjuhë të ndryshme, u fokusua në momentet e përditshme, duke përdorur mjete psikologjike për të klasifikuar situata të tilla si marrja e një komplimenti ose pjesëmarrja në një përvojë argëtuese.

Çelësi i kësaj rritjeje të lumturisë qëndronte në faktin se shumica e njerëzve po kalonin kohë me miqtë ose familjen në atë orë. Për shembull, pjesëmarrës nga vende të ndryshme, si Italia dhe Shtetet e Bashkuara, ndanë përvoja të tilla si gatimi me të dashurit ose relaksimi pas një dite aktivitetesh.

Mesnata, një tjetër orë e lumtur

Studimi thekson gjithashtu një orë tjetër kur ndihemi të lumtur: mesnatën. Rreth kësaj kohe, u vu re një rënie e dukshme e ndjenjave negative, si shqetësimi, frika, zemërimi, faji dhe neveria. Kjo sugjeron që orët e para të ditës janë të favorshme për një humor pozitiv, i cili bie ndërsa mëngjesi përparon dhe njerëzit i kthehen përgjegjësive të tyre./E.Ç

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV