Itali, policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në itali 39 tonë ëmbëlsira tradicionale dhe lëndë të para që përdoren në përgatitjen e tyre, janë konfiskuar, tre ditë para Krishtlindjeve pasi nuk ishin ruajtur në kushtet e përcaktuara higjienike ose nuk posedonin çertifikatat e nevojshme të origjinës së përbërësve.

Hetimet e karabinierëve çuan në zbulimin e ëmbëlsirave që ruheshin në gjendje të keqe konservimi ose në ambiente jashtë kushteve të duhura strukturore-higjienike.

Kontrollet janë kryer në rreth 1000 kompani me parregullsi dhe janë vendosur gjoba që në total shkojnë deri në 423 mijë euro, raportojnë mediat italiane.

Në Bolonja u sekuestruan 24 tonë fruta të thata të kontaminuara nga mykotoksina, substanca me origjinë mykotike të rrezikshme për shëndetin.

Për më tepër, mbi 500 ëmbëlsira panetone, pandoro dhe ëmbëlsira të tjera tipike për Krishtlindje, u hoqën nga tregu.

Menaxheri i një pasticerie në provincën e Romës është liruar me kusht pasi kishte nxjerrë në shitje produkte ëmbëlsirash të Krishtlindjeve të prodhimit industrial të etiketuara dhe të deklaruara artizanale si produkte gastronomike artizanale, duke fituar shuma të larta të paligjshme dhe duke mashtruar blerësit. Po ashtu janë sekuestruar edhe 6 kilogramë ëmbëlsira semifredo./E.T

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV