Lajçak i drejtohet Prishtinës me tone të ashpra:Të shpallen zgjedhjet ne veri, pa vonesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i kujtoi edhe një herë në këtë prag të ndërrimit të viteve Prishtinës zyrtare se BE-ja pret që zgjedhjet në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme.

 

Duke folur për median serbe, Politika, zyrtari i lartë europian nënvizoi rëndësinë e faktit që ka nisur tashmë krijimi i grupeve nismëtare për nënshkrimin e peticionit. Rithemelimi i pushteteve lokale në veri të Kosovës është i nevojshëm për shtensionimin përfundimtar të situatës, u shpreh ai.

“Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme. Është e rëndësishme që procesi drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja në katër komuna më në fund filloi me themelimin e grupeve të punës se serbëve të Kosovës në fillim të dhjetorit. Më vjen keq që regjistrimi i tyre fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e firmave për shkarkimin e kryetarëve të fillojë menjëherë”,  u shpreh ai.

Pak ditë më parë ndërkohë, në komunat me shumicë serbe në Kosovë, policia nisi heqjen e kamerave për të cilat Prishtina zyrtare beson se janë vendosur ilegalisht në vende publike. Vetëm ditët e fundit, në Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, janë hequr mbi 50 kamera që vëzhgonin qytetarët dhe për të cilat, policia nuk kishte dijeni./O.S

Të fundit

Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

Në samitin e mbajtur në Tiranë, udhëheqësit më të lartë të Europës u mblodhën për të diskutuar sfidat më...

Horoskopi i ditës së shtunë, 17 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Fundjava juaj do të jetë energjike, do të jeni plot dëshirë për të vepruar. Në dashuri do të ketë mundësi për takime...

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur me programin e tij bërthamor,...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

Lajme të tjera

Web TV