SHBA dhe BE në ofensive diplomatike në Lindjen e Mesme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blinken dhe Borrell, mision diplomatik për shmangur luftën në Liban, Bregun Perëndimor dhe Detin e Kuq

Turneu në Lindjen e Mesme i Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken filloi me takimin me Mbretin e Jordanisë Abdullahun II, një prej aleatëve më të rëndësishëm të Uashingtonit në rajon. Gjithashtu Blinken u takua të dielën dhe me ministrin e Jashtëm, Ayman Safadi në një përpjekje diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mes Izraelit dhe grupit militant Hamas, në Rripin e Gazës.

Sekretari Blinken po u bën thirrje fqinjëve arabë të Izraelit të luajnë rol në të ardhmen lidhur me qeverisjen e Rripit të Gazës pas luftës. Blinken vizitoi gjithashtu një depo të Programit Botëror të Ushqimit ku ngarkohen kamionë me ndihma për palestinezët në Gazë.

Jordania dhe vendet e tjera arabe kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm që nga shpërthimi i konfliktit në muajin tetor. Takimet e tjera vijuan në Katar, vend jo vetëm aleat i amerikanëve, por edhe i palestinezëve dhe ndërmjetësuar i rëndësishëm për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve. Sekretari Blinken u takua me emirin e Katarit Sheikh Tamim Bin Hamad Al-Thani në Pallatin Lusail. Më pas me kryeministrin e Katarit Mohammed Bin Abdulrahmanal-Thani.

Përveç sekretarit Blinken, në rajon ndodhet edhe kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, edhe ai në përpjekje për të shuar përhapjen e luftës në Liban, Bregun e pushtuar Perëndimor dhe rrugët e rëndësishme të transportit detar të Detit të Kuq, ku rebelët Houthi të Jemenit të lidhur me Iranin janë zotuar të vazhdojnë sulmet derisa Izraeli të ndalojë luftën në enklavën palestineze.

Pavarësisht shqetësimit global për vdekjen e mijëra civilëve, shkatërrimin e Gazas dhe presionin ndërkombëtar për një armëpushim, opinioni publik izraelit mbetet i vendosur në mbështetje të operacionit ushtarak që synon zhdukjen e grupit të Hamasit që sundon Gazën, megjithëse ka pasur një rënie të konsiderueshme në mbështetjen për kryeministrin Benjamin Netanyahu./O.S

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV