120 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore/ Shtohen rastet e gripit A dhe Covid 19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa më e madhe e tyre janë diagnostikuar deri tani si të prekur nga gripi stinor i tipit A ndërsa edhe numri i pacientëve të prekur nga Covid 19 ka qenë në rritje.

Rastet në përgjithësi janë diku te 50-60 raste në ditë tek mjeku i familjes, ndërsa në spital është po e njëjta shifër. Sa i përket Covid 19 kemi shtim të rasteve së fundmi dhe akoma presim rritje duke u nisur edhe nga rajoni presim që të kemi rritje të Covid 19 edhe në rrethin tonë“, shpjegon Noris Doraci nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Sipas specialistit të Shëndetit Publik, rastet pritet të jenë në rritje ndërsa apelohet për përdorimin e maskave në mjedise spitalore dhe evitimin e grumbullimeve në mjedise të mbyllura. Disa masa me këtë natyrë, sipas specialistëve, do të mund të evitonin komplikacionet për personat me rrezikshmëri të lartë.

“Me shtimin e rasteve të Covid 19 dhe gripit masat janë të njëjta, distancimi, mbajtja e maskave sidomos në ambiente të mbyllura, kur vete për vizitë tek mjeku, tek urgjenca, tek pediatria, në laboratorë, d.m.th të njëjtat masa që ka patur për Covid 19”, thotë Doraci.

Gjatë ditëve të fundit, në Gjirokastër u shënuan reshje dhe temperatura të ulëta të motit, që favorizojnë virozat ndërsa një shtim i shifrave të të infektuarve u ndikua edhe prej qarkullimit të emigrantëve për festat e fundvitit./O.S

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV