Nis rritja e tarifave të ujit, e para Vlora, familjarët do të paguajnë 33% më shtrenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa reforma e agregimit, apo bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha për të përmirësuar shërbimin dhe gjendjen e tyre financiare vijon, duket se efekti i parë i saj do të jetë rritja e tarifave të ujit.

Kjo mund të mos vlejë për të gjithë kompanitë por të paktën për aplikimin e parë, bërë nga ujësjellësi i Vlorës, dhe miratimin e dhënë nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU), tarifat e reja janë në rritje.

Në një vendim të bërë tashmë publik në Fletoren Zyrtare çmimi i ujit për familjarët që do të shërbehen nga ujësjellës-kanalizime Vlorë nga muaji shkurt do të jetë 33.3 për qind më i lartë sesa aktualisht. ERRU ka miratuar një tarifë 60 lekë/m3 ujë për këtë kategori nga 45 lekë/m3 që është aktualisht. Për biznesin dhe klientët publikë që janë kryesisht institucionet tarifat e reja do të jenë 20 për qind më të larta. Me tarifat e vjetra ato paguajnë 100 lek/m3 ndërkohë që me ato të miratuara së fundmi 120 lekë/m3. Këto tarifa janë gjithsesi më të ulëta sesa ajo që kishte kërkuar ndërmarrja e Vlorës në aplikimin e saj.

Ndërkohë shërbimi i largimit të ujërave të ndotura ka pësuar gjithashtu rritje. Tarifa e miratuar për familjarët për këtë rast është 17 lekë, me një rritje 13 për qind në raport me tarifën e mëparshme. Për biznesin dhe konsumatorët publikë tarifa e re është 28 lekë me një rritje 12 për qind nga ajo aktuale.

 

 

Rritje kanë pësuar edhe tarifat fikse mujore për shërbimin duke u dyfishuar për konsumatorët familjarë nga 100 në 200 lekë në muaj kurse për bizneset është rritur me më shumë se 2.5 herë.

Lexo edhe :  Banka e Shqipërisë ndërhyn për herë të parë, kufizon kreditë për shtëpi

Bashkë me tarifat Enti ka miratuar edhe objektivat kryesorë që i janë vendosur ndërmarrjes sa i takon mbulimit me shërbim të furnizimit me ujë, mbulimit me shërbim të kanalizimeve, uji pa të ardhura, norma e arkëtimit apo mbulimi i kostove.

Ndërmarrja e ujësjellësit të Vlorës bashkon tre ujësjellës që është ai i Vlorës, Selenicës dhe Himarës por që ende sipas statusit të publikuar në faqen e ERRU nuk është bërë riorganizimi i plotë i shoqërisë. Përditësimi i fundit i kësaj faqe është në korrik 2023.

Vetëm ujësjellësi Vlorë i shërben përafërsisht 166 045 banorëve të Bashkisë Vlorë.

Aktualisht ERRU ka në shqyrtim edhe disa aplikime të tjera për ujësjellësit Durrës, Lezhë dhe Fier./Monitor

Të fundit

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në...

Mallkimi bavarez i finaleve/ Mynih, qyteti ku humbasin favoritët në Champions

Parashikimet e cilësojnë si pretendentin kryesor. Gjithsesi, historia flet ndryshe dhe Paris SG është shumë larg lavdisë së një klubi si Interi. Në finalen e...

Përfundoi në burg në Gjemani/ Akili i Portokallisë rrëfen vështirësitë: Vidhja bukë

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i...

Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët, kur një raport rrëzon zgjedhjet?

Ylli Pata Në zyrat e PR-it dhe enturazhin e Sali Berishës, po prodhohen fabula të ndryshme mbi raportet “ndërkombëtare” që sipas tyre kanë rrëzuar zgjedhjet...

Gjithçka gati për sfidën më të madhe të sezonit, formacionet zyrtare të finales PSG-Inter

Paris Saint-Germain dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare para finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Dy ekipet do të takohen në ‘Allianz Arena’ të...

Lajme të tjera

Web TV