“Je subjekt tregtar?! Menaxho mbetjet me kosh të posaçëm”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithëve na pëlqen rregulli në qytet, por shpesh herë këtë përgjegjësi ia kërkojmë vetëm autoriteteve. A duhet të nisë kjo edhe nga vetë ne?! E tillë është edhe detyra që subjektet e ndryshme tregtare në Bashkinë Tiranë kanë, kur flitet për menaxhimin e duhur të mbetejve që krijohen gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ditor.

Një shembull janë kartonat e produkteve të ndryshme ushqimore ose jo. Duke i sistemuar këto mbetje në kosha të veçantë brenda subjektit jo vetëm që nuk tejmbushen kontenierët publikë siç shpesh shohim, por edhe qyteti ka më shumë rregull.

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, pjesë e Bashkisë Tiranë, krahas kontrollit ditor që bën ndaj subjeteve tregtare lidhur me ndotjen, po zhvillon edhe një fushatë ndërgjegjësimi pikërisht për vendosjen e koshëve të posaçëm nga vetë tregtarët.

Autoriteti lokal shprehet se, një sërë subjektesh i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrje, duke vendosur kosha të dedikuar dhe menaxhuar kështu më mirë mbetjet që prodhojnë çdo ditë.

Fushata ka si qëllim të edukojë tregtarët me mundësitë që ata kanë për të qenë mos ndotësit e parë të qytetit dhe se ndëshkimi me masë administrative nuk është e vetmja zgjidhje. Jo vetëm kaq, por nisma ndërgjegjësuese e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i vjen në ndihmë edhe drejtorive të tjera të pastrimit të qytetit, duke e bërë më të lehtë punën për ta./O.S

Të fundit

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në...

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i fundit që të aplikojnë për...

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det...

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Lajme të tjera

Web TV