Fier- Ministri i Brendshëm Taulant Balla mblodhi sot Këshillin Koordinativ të Partisë Socialiste të Qarkut Fier.
Burimet bëjnë me dije për Shqiptarja.com se drejtuesi politik i qarkut të Fierit ka paralajmëruar ‘fshesë’ drejtorive rajonale të institucioneve të Fierit.
Balla paralajmëron ndryshime në drejtoritë e Shërbimeve në Fier
“Brenda kuadrit që lidhet me përfaqësimin politik. Ju e dini që një pjesë e madhe e institucioneve rregullohen me ligje të posacme si ligji për nëpunësit civilë. Si në çdo vend demokratik brenda një niveli të caktuar ka përfaqësime të karakterit politik. Për këtë po flisja. Ka nevojë që në Fier, e jo vetëm këtu ti japim mundësi administratorëve të rinj të shpalosin ide të reja për mirëadiminstrimin e disa prej institucioneve apo njësive të caktuara të shërbimeve publike në mënyrë që të përmirësojmë shërbimet.
Na duhet një trupë e re administratorësh në disa nivele për të përmirësuar shërbimet ndaj publikut. Brenda asaj që lejon ligji natyrshëm që duhet të ketë qasje e ekipe të reja administratorësh në njësi e shërbime publike” tha Balla në një prononcim për median para selisë PS./O.S